5 gjëra që duhet të di për variantin Delta

varianti Delta

Sapo filluam të përjetonim pak lehtësim me uljen e rasteve deri në fillim të kësaj vere, tani gjërat kanë ndryshuar. Po përballemi me një variant të ri të koronavirusit, Varianti Delta i njohur si varianti B.1.617.2 i identifikuar më herët në Indi në 2020. Përhapja e tij përbën një sfidë serioze në mbajtjen nën kontroll të  pandemisë COVID-19.

1. Varianti Delta është shumë më infektues se varianti original.

Varianti Delta krijon kushtet që një individ i infektuar me të, tashmë të jetë në gjendje të infektojë 5-8 persona, në krahasim me variantin origjinal të fillimit të pandemisë, shifra e të cilit ishte përllogaritur në 2-3 individë.

2. Simptomat e Variantit Delta mbeten të njëjta.

Simptomat mbeten të njëjtat si: temperaturë e lartëtharje fyti, rrufë, kollëmarrje fryme etj. Ndërkohë edhe pse është vënë re se ngarkesa virale e gjetur te individët e infektuar me këtë variant llogaritet të jetë ∼1000 herë më e lartë se të infektuarit me variantin origjinal [2] nuk kemi simptoma të tjera të reja të raportura ende.

3. Të pavaksinuarit janë më të rrezikuar.

Individët e pavaksinuar janë më të rrezikuar. Për çdo 100.000 të vaksinuar mund të kemi 100 raste me infeksione simptomatike dhe 1 fatalitet. Ndërkohë për çdo 100.000 të pavaksinuar mund të kemi rreth 60.000 infeksione simptomatike, të shoqëruar me 1000-5000 raste fatalitetesh (në varësi të kushteve të kujdesit shëndetësor ) [1].

4. Infeksionet depërtuese (infeksione të përsonave të vaksinuar) janë shumë herë më të ulëta se infektimet mes personave të pavaksinuar [4]. Gjithashtu dhe shifrat e personave të hospitalizuar janë shumë herë më të larta mes personave të pavaksinuar.

5. Vaksinimi është mbrojta më e mirë që kemi ndaj Variantit Delta.

Studime të shumta çdo ditë pohojnë se edhe pse efikasiteti i vaksinave aktuale ndaj variantit të ri Delta mund të ketë rënë, ai mbetet ende i lartë. [1] [3].

Referenca:

  1. https://www.heda.al/artikuj/perditesim-mbi-variantin-delta
  2. Li, B. et al. Preprint at medRxiv https://doi.org/10.1101/2021.07.07.21260122 (2021).
  3. Effectiveness of Covid-19 Vaccines against the B.1.617.2 (Delta) Variant DOI: 10.1056/NEJMoa2108891
  4. Rosenberg ES, Holtgrave DR, Dorabaëila V, et al. New COVID-19 Cases and Hospitalizations Among Adults, by Vaccination Status — NewYork, May 3–July 25, 2021. MMWR Morb Mortal Wkly Rep. ePub: 18 August 2021. DOI: http://dx.doi.org/10.15585/mmër.mm7034e1external icon.

Lexo dhe:

Simptomat e variantit Delta? Sa i rrezikshëm është ky variant?

Si emërtohen variantet e SARS-CoV-2?

Efekti i Variantit Delta mbi vaksinat