Femra, a e njihni perineumin tuaj?

perineum

Pak gra e njohin këtë pjesë të trupit të tyre dhe aq më pak janë të vetëdijshme për funksionet që ka. Kjo zonë meriton vëmendje, jo vetëm kur lindin probleme, por edhe më herët, si një praktikë e përditshme shëndetësore.

Perineumi është tërësia e strukturave anatomike që mbyllin pjesën e poshtmë të legenit. Ai përbëhet nga një kompleks muskujsh e ligamentesh. Figura më poshtë, një anije e ankoruar në port me anë të litarëve dhe e ujit i cili  pengon që ajo të fundoset, përdoret shpesh për të shpjeguar funksionin e perienumit. Anija përfaqëson organet endopelvike si mitra, vagina. Litarët që e ankorojnë përfaqësojnë ligamentet ndërsa uji dyshemenë pelvike. Kur uji nis të pakësohet, anija ka tendencë të fundoset duke terhequr litarët në maksimum apo duke i këputur ato, saktësisht siç ndodh kur muskujt perineale nuk janë të tonifikuar në mënyrën e duhur. Kjo sjell rrëshqitje të organeve endopelvike, duke sjellë prolaps dhe duke stresuar ligamentet.

Perineumi është i veçantë si nga pikëpamja emocionale dhe ajo sociale. Ai përfaqëson një pjesë thelbësore të intimitetit tonë, të funksioneve anatomike të përmenduara më lart dhe të kënaqësisë seksuale.

Ndryshimet gjatë jetës së një femre si : puberteti, riprodhimi, shtatzënialindja, lehonia, ushqyerja me gjimenopauza dhe pre-menopauza, përqendrohen pikërisht te perineumi. Aty gruaja kupton dhe vëzhgon ndryshimet që ndodhin në jetën e saj. Këto ndryshime kthehen në elemente vendimtare për ndërtimin e identitetit femëror të saj.

Perineumi është përgjegjës për ndjesitë që kemi për trupin tonë, për sjelljen tonë dhe si rrjedhojë edhe për imazhin tonë të brendshëm dhe të jashtëm. Ai arrin të reflektojë e të ndikohet nga një “oqean” emocionesh. E kur ato janë negative e mbyllin, ndërsa ato pozitive e hapin.

Çfarë i ndodh nëse nuk kujdesemi ?

Nëse muskulatura pelvike nuk është e stërvitur, ndryshimet biologjike gjatë ciklit jetësor, bëjnë që ajo të humbasë forcën, elasticitetin dhe të rrezikojë integritetin. Pasojat mund të jenë:

  • humbja e pakontrolluar e urinës gjatë sforcimit, kollitjes a të qeshurave të forta
  • urgjencë në urinim dhe fekalim
  • dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
  • dhimbje pelvike kronike

Këto simptoma mund të favorizohen nga obeziteti, puna ose sporti i rëndë, kapsllëku, kolla kronike, predispozicioni familjar etj.

Për parandalimin e mosfunksionimit normal të perineumit dhe për të favorizuar shëndetin e kësaj pjese të trupit, pak të njohur dhe shpesh të harruar, mund të ndërhyhet në të gjitha fazat e ciklit jetësor dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Lexo dhe:

Çrregullimet pelvis-perineum. Si të gjeni qetësinë tuaj?

Fizioterapia për të shmangur inkontinencën urinare pas lindjes

Referenca:

Pierluigi Paparella. Pavimento pelvico femminile: fisiologia e disfunzioni. 2004

Paolo di Benedetto. Riabilitazione uroginecologica. 2004

Klein MC, Gauthier RJ, Robins JM at al. Relationship of episiotomy to perinal trauma and morbosita, sexual dysfunction and pelvic flop relaxation. Am J Obstet Gynecol 1994

Arianna Bortolami. Il Pavimento Pelvico, Edizioni LSWR.2021