Cilat janë vlerat e analizave të gjakut te pacientët me COVID-19 që shtrohen në spital?

analizat COVID-19

Anomalitë në analizat e gjakut mund të hasen te pacientët në momentin e shtrimit në spital. Shpeshtësia e tyre është ende e paqartë. Pacientët në gjendje të ashpërsuar të COVID-19 janë ata të cilët kanë treguar luhatjet më të mëdha në vlerat e gjetjeve laboratorike. Këto luhatje karakterizohen kryesisht nga:

  1. Limfopenia
  2. Indikacione për dëmtime të lehta të mëlçisë (nga vlerat e AST / ALT ~200s),
  3. Vlera të rritura të gama-glutamil transferazës (GGT),
  4. Vlera të rritura në raste të rralla të alkalin fosfatazës (AlkPhos)
  5. Gjendje anemie,
  6. Rritje e d-dimerit (në mungesë të ndonjë shkaku tjetër si p.sh. tromb/emboli),
  7. Rritje e vlerave të kreatinë kinazës (CK) dhe laktat dehidrogjenazës (LDH),
  8. Vlera të ulëta ose normale të prokalcitoninës, por në rastet me COVID-19 të ashpër dhe/ose infeksioneve bakteriale këto vlera janë të rritura dhe/ose infeksione të mbivendosura bakteriale,
  9. Tregues inflamatorë të lartë (p.sh. LDH, CRP, ESR, ferritina dhe IL-6).

Shumë prej këtyre gjetjeve laboratorike shoqërohen me ashpërsim të sëmundjes ose edhe vdekje (për më tepër shih përditësimin e HEDA Albania mbi faktorët prognostik këtu). Anomalitë kryesore laboratorike që kanë shfaqur lidhje me ashpërsimin e sëmundjes (dhe SDRA / apo nevojë për ShTI) apo vdekje:

Shpjegim: ALT: alaninë aminotransferazë ; CK: kreatin kinazë; hs-TnT: troponinë me sensitivitet të lartë; CRP: proteina C-reaktive; LDH: laktat dehidrogjenaza; IL-6: interleukin -6;

Për tu informuar më me hollësi për vendim-marrjen klinike ekipi i HEDA Albania ka përpiluar dhe përshtatur një seri tabelash me detajet mbi efektet sistemike të COVID-19 dhe faktorët që ndihmojnë apo pengojnë në një prognozë të favorshme, bazuar në një seri studimesh (KLIKO për të parë tabelat në PDF).

Reference:

https://www.heda.al/artikuj/menaxhimi-epidemiologjik-dhe-klinik-i-covid-19