Antibiotiko-rezistenca është një nga shqetësimet globale më të rëndësishme aktualisht. Kjo çështje shpeshherë e konsideruar si nje pandemi, shkaktohet si një keq-komunikim dhe keq-menaxhim midis njerëzve, kafshëve dhe mjedisit. Antibiotiko-rezistenca përben shtyllën kryesore tё iniciativës Një Shëndet (One Health). Përdorimi i antibiotikëve është një procedurë e zakonshme si mjet trajtues por edhe parandalues ne fushën e veterinarisë dhe te bujqësisë. Përdorimi pa limit i këtyre medikamenteve nё kafshët prodhuese (gjedhë, shpendë, derra) si shtesa po rrezikon sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik. Vetëm ne Amerikë, mbi 70% e antibiotikëve qe janë esencial për njerëzit përdoren edhe nё blegtori. Për shembull, 80% e antibiotikëve që administrohen nё lopët e qumështit janë vetëm për trajtimin dhe parandalimin e mastitit. Por, ekziston mundësia qe këto medikamente të kalojnë nё qumështin qё është për konsum human. Probleme të tilla qëndrojnë edhe për gjetjen e antibiotikëve nё mish.
Janë krijuar grupe pune rreth administrimit tё antibiotikeve dhe hartimit tё politikave që ulin përdorimin e tyre, duke ofruar zgjidhje tё tjera efektive qё mbrojnë kafshët dhe mjedisin (Animal Antimicrobial Stewardship) me qëllim për te rritur efikasitetin e tyre, për të ulur rezistencën e mikrobeve, dhe për të rritur biosigurinё në fermë. Programe të tilla si ENOVAT nё BE apo Global Action Plan i OBSH-sё po merrem nё këtë drejtim.
Ndërkohë, çfarë mund të bëjnë veterinerët dhe fermerët?
- Të mos përdorin menjëherë antibiotik për mjekim pa zbuluar shkaktarin.
- Kujdes në formulimin e dozës, mënyrës së administrimit dhe kohës së eleminimit.
- Përgjegjësi, Reduktim, Përmirësim, Zëvendësim, Rishikim (5R Approach)
- Mbajtja e një databaze për medikamentet dhe dozat e përdorura.
- Respektimi i masave higjeno-sanitare për kafshët por edhe për personelin.
- Fermerët asnjëherë nuk duhet të veprojnë pa këshillimin e veterinerit.
- Rritja e masave të biosigurisë dhe survejimi i antibiotikëve që shfaqin rezistencë janë masa që veterinerët lokal duhet të ndjekin. Kjo i ndihmon ata të jenë më të kujdesshëm edhe të kuptojnë më shpejtë rreziqet e mundshme.
- Nevojitet bashkëpunim mes fermerit, veterinerit dhe institucioneve, si dhe raportim për disa patogjen me rrezikshmëri të lartë.
- Përdorimi i antibiotikeve jo vetëm qe nuk eleminon disa patogjen të zakonshëm tё kafshëve por rrit rezistencën e tyre, çka e bën mё pas tё vështirë trajtimin e njerëzve me infeksione intestinale të shkaktuara nga Campylobacter jejuni, Escherichia Coli (shtami patogjen-ExPEC), Salmonella, Staphylococcus aureus (shtami rezistent ndaj meticilines-MRSA), enterokokёt rezistent ndaj vankomicinës, etj.
Veterinerët dhe fermerët duhet të vazhdojnë tё jenё nё kontakt tё rregullt për tё implementuar strategji lokale parandaluese dhe te sigurojnë shëndetin e kafshës, mjedisit dhe ushqimit, derisa të krijohen udhëzime dhe rekomandime globale për përdorimin e antibiotikeve dhe minimizuar rezistencën e patogjeneve.
Referenca:
CDC. 2020. Veterinarians: Protect Your Patients | Antibiotic/Antimicrobial Resistance. Accessed December 26, 2020. https://www.cdc.gov/drugresistance/vets-protect-patients.html.
O’Neill, J. 2019. Tackling drug-resistant infections globally: final report and recommendations: the review on antimicrobial resistance; 2016 [Available from: https://amr-review. org.
Pol, M., and P.L. Ruegg. 2007. Treatment practices and quantification of antimicrobial drug usage in conventional and organic dairy farms in Wisconsin. J. Dairy Sci.. doi:10.3168/jds.S0022-0302(07)72626-7.
Prescott, J.F. 2016. What Canadian veterinarians need to know and explain about AMR: A take-home tool-kit.