Çfarë mutacionesh ka pësuar SARS-CoV-2?

Evolucioni SARS-Cov-2

Pas marrjes së shumë kërkesave brenda 24 orëve të fundit, nga publiku dhe profesionistët shqipfolës mbi gjenomin e virusit SARS-CoV-2 dhe mutacionet e tij, ekipi i HEDA ka përgatitur një poster të thjeshtuar, me gjithë informacionin e përshtatshem mbi evolucionin gjenomik te koronavirusit te ri.

Shkurtimisht, duke qenë se gjenomi i SARS-CoV-2 është relativisht i gjatë (diku te 29,900 baza), krahasuar me viruse të tjera respiratore që infektojnë njeriun, ai mund të përmbajë një sasi të madhe informacioni, që i mundëson atij krijimin e më shumë proteinave që ndihmojnë në përsosjen e strategjive të  tij replikuese, në krahasim me viruset e tjera me bazë ARN-je. Një prej proteinave të veçanta që i jep avantazhe të tilla virusit të ri, është një enzimë e quajtur ekzonukleazë (ExoN), e cila ndihmon virusin gjatë procesit të vetë-korrigjimit dhe korrektimit të kopjeve të materialit gjenetik. Kjo enzimë është karakteristikë vetëm për viruset me një gjatësi gjenomike më të madhe se 20,000 baza.

Ky është një lajm i mirë pasi qëndrueshmëria gjenomike na jep mundësi që vaksina potencialisht e suksesshme ndaj COVID-19 nuk do të ketë nevojë të rikonsiderohet si pasojë e ndryshimit të virusit, sic ndodh rëndom me gripin sezonal që ndryshon mesatarisht 3-4 herë në vit.

Shkarko Përditësimin