Çfarë ndodh nëse një variant bëhet dominant?

COVID-19 i zgjatur

Varianti i identifikuar në Britaninë e Madhe zyrtarisht sipas të dhënave që raportohen përkufizohet si varianti që përhapet më shumë. Sipas vëzhgimeve në Britani, Jordani, Danimarkë, Portugali dhe Irlandë përhapja është rritur me 50% në nivel javor, duke bërë që ky variant të jetë dominues në zona të caktuara.

A duhet të ndryshojnë protokollet e mjekimit?

Protokollet e mjekimit mbeten po ato, pasi të qenit dominant nuk do të thotë që virusi ka ndryshuar mënyrën se si ndërvepron me organizmin tonë, por ka një hasje ose përfaqësim më të lartë të këtij varianti në krahasim me të tjerët. Jo domosdoshmërisht një hasje ose përfaqësim i lartë nënkupton një infektueshmëri  më të lartë – janë në mes një univers faktorësh që ndikojnë tek kjo lidhje.

A është e vërtetë se sa më shumë të infektuar të kemi aq më pranë imunitetit të tufës do të jemi? Çfarë mund të ndodhë nëse virusi përhapet shumë shpejt?

Absolutisht jo! Me ekipin e HEDA Albania kemi botuar një memorandum (këtu) ku i shtrojmë argumentat pse kjo nuk ka bazë shkencore. Konkretisht, nuk kemi pasur asnjë rast në historinë e njerëzimit ku të kemi eliminuar ose arritur imunitet tufe për një infeksion përmes infektimit natyral! Që të arrihet ky nivel duhet të infektohen 67-70% e popullatës, dhe sot kemi të infektuar më pak se 5% dhe e shikojmë se në çfarë presioni e kemi vënë sistemin shëndetësor! Për më tepër nëse e lejojmë virusin të përhapet do të kemi humbje jete tërësisht të parandalueshme që shkon kundër zotimit profesional ‘Primum non nocere’ fillimisht mos dëmto! Vetëm përmes vaksinimit të shpejtë dhe të gjerë mund të arrijmë imunitet të tufës – çdo formë tjetër e njohur është deluzion ose papërgjegjshmëri!

Referencat:

1. Zhang  W, Davis  BD, Chen  SS,  et al.  Emergence of a novel SARS-CoV-2 strain in Southern California.   JAMA. Published online Mars 11, 2021. doi:10.1001/jama.2021.1612

2. Nextstrain. AksesuarMars 8, 2021. https://nextstrain.org/

3. PANGO lineages. AksesuarMars 8, 2021. https://cov-lineages.org

4. Korber  B, Fischer  WM, Gnanakaran  S,  et al; Sheffield COVID-19 Genomics Group.  Tracking changes in SARS-CoV-2 spike: evidence that D614G increases infectivity of the COVID-19 virus.   Cell. 2020;182(4):812-827.e19. doi:10.1016/j.cell.2020.06.043

5. Yurkovetskiy  L, Wang  X, Pascal  KE,  et al.  Structural and functional analysis of the D614G SARS-CoV-2 spike protein variant.   Cell. 2020;183(3):739-751.e8. doi:10.1016/j.cell.2020.09.032

6. Hou  YJ, Chiba  S, Halfmann  P,  et al.  SARS-CoV-2 D614G variant exhibits efficient replication ex vivo and transmission in vivo.   Science. 2020;370(6523):1464-1468. doi:10.1126/science.abe8499

7. Rambaut  A, Loman  N, Pybus  O,  et al; COVID-19 Genomics Consortium UK. Preliminary genomic characterisation of an emergent SARS-CoV-2 lineage in the UK defined by a novel set of spike mutations. Virological.org. Posted December 18, 2020. AksesuarJanuary 3, 2021. https://virological.org/t/preliminary-genomic-characterisation-of-anemergent-sars-cov-2-lineage-in-the-uk-definedby-a-novel-set-of-spike-mutations/563

8. Horby P, Huntley C, Davies N, et al. Paper from the New and Emerging Respiratory Virus Threats Advisory Group (NERVTAG) on new coronavirus (COVID-19) variant B.1.1.7. Posted January 21, 2021. AksesuarMars 8, 2021. https://assets.publishing.service.gov.uk/government/uploads/system/uploads/attachment_data/file/955239/NERVTAG_paper_on_variant_of_concern__VOC__B.1.1.7.pdf

9. Tegally  H, Wilkinson  E, Giovanetti  M,  et al.  Emergence and rapid spread of a new severe acute respiratory syndrome-related coronavirus 2 (SARS-CoV-2) lineage with multiple spike mutations in South Africa.   medRxiv. Preprint published online December 22, 2020. doi:10.1101/2020.12.21.20248640

10. Wibmer  CK, Ayres  F, Hermanus  T,  et al.  SARS-CoV-2 501Y.V2 escapes neutralization by South African COVID-19 donor plasma.   bioRxiv. Preprint published online January 19, 2021. doi:10.1101/2021.01.18.427166

11. Wu  K, Werner  AP, Moliva  JI,  et al.  mRNA-1273 vaccine induces neutralizing antibodies against spike mutants from global SARS-CoV-2 variants.   bioRxiv. Preprint published online January 25, 2021. doi:10.1101/2021.01.25.427948

12. Ho  D, Wang  P, Liu  L,  et al.  Increased resistance of SARS-CoV-2 variants B.1.351 and B.1.1.7 to antibody neutralization.   Res Sq. Preprint published online January 29, 2021. doi:10.21203/rs.3.rs-155394/v1

13. Johnson & Johnson announces single-shot Janssen COVID-19 vaccine candidate met primary endpoints in interim analysis of its phase 3 ENSEMBLE trial. Johnson & Johnson. Posted January 29, 2021. AksesuarMars 8, 2021. https://www.jnj.com/johnson-johnson-announces-single-shot-janssen-covid-19-vaccine-candidate-met-primary-endpoints-in-interim-analysis-of-its-phase-3-ensemble-trial 14. Novavax COVID-19 vaccine demonstrates 89.3% efficacy in UK phase 3 trial. Novavax. Posted January 28, 2021. AksesuarMars 8, 2021. https://ir.novavax.com/news-releases/news-release-details/novavax-covid-19-vaccine-demonstrates-893-efficacy-uk-phase-3