Cilat janë llojet e vaksinave për COVID-19?

vaksina-mARN

1. Vaksina me grimcë të plotë viralë.

Janë vaksinat klasike të cilat përdorin një version të dobësuar ose të ç’aktivizuar të virusit për të provokuar një përgjigje të favorshme imunitare. Shembull është vaksina Sinovac.

2. Vaksina me vektor viralë.

Janë ato që përdorin një virus tjetër të padëmshëm për të transportuar gjenet e koronavirusit në qelizat tona. Shembull është vaksina e Universitetit të Oxfordit në bashkëpunim me AstraZeneka.

3. Vaksina me bazë proteinike.

Janë ato që përdorin proteina ose fragmente proteinike të koronavirusit për të nxitur një përgjigje imunitare në trupin tone. Shembull është vaksina Novavax.

4. Vaksina gjenetike me bazë ARN mesazhere.

Këto lloj vaksinash transportojnë, përmes ARN mesazhere, vetëm informacionin ,nga virusi te qelizat tona, për të prodhuar proteinat e gjilpërës të sipërfaqes së SARS-CoV-2, prania e të cilave më pas aktivizon prodhimin e antitrupave në organizëm. Shembull është vaksina Pfizer/BionTech dhe Moderna.

Referenca:

https://www.heda.al/wp-content/uploads/2020/06/Vaksinat-gjithcka-duhet-te-dini.pdf