HEDA kontribuon në dekadën e aksionit ndaj nutricionit të Kombeve të Bashkuara!

Bashkëpunëtorët e HEDA Albania janë profesionistë dhe shkencëtarë në fusha të ndryshme.  Ata po japin kontribut kudo në botë duke përfshirë dhe vendlindjen e tyre. Bashkëpunëtori ynë Erand Llanaj MPH, MSc, PhDc është një prej tyre. Ai është pjesë e një projekti disavjeçar që ka si qëllim personalizimin e shërbimit shëndetësor në Hungari nga Qendra e Bashkëpunimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Vulnerabilitetin dhe Shëndetin (projekti këtu: https://apps.who.int/iris/handle/10665/274739 ) dhe projektit GINOP të Bashkimit Europian dhe Akademisë se Shkencave në Hungari, , pjesë e këtij konsorciumi kërkimor, sjell tri hulumtime*(një të sapo publikuar) të cilat krijojnë bazën shkencore të këtij plani shëndetësor që po implementohet dhe në fushën e sëmundjeve kronike. Dy nga këto botime janë publikuar në revistën prestigjioze Frontiers, pjesë e grupit Springer-Nature dhe një në revistën prestigjioze Nutrients të grupit Zvicerian MDPI.

Ai shprehet se duke qenë se sëmundjet kronike kanë shkaktarë kryesorë të atribueshëm ushqyerjen dhe të ushqyerin, nevojiten hulumtime për të kuptuar ushqyerjen dhe preferencat e popullatave në mënyrë gjithëpërfshirëse, me qëllim rritjen e suksesit të ndërhyrjes shëndetësore. Kjo gjithëpërfshrije kërkon një qasje të personalizuar në bazë të gjeneve dhe polimorfizmave gjenetik . Kjo pandemi ka treguar se faktorët që shtojnë dukshëm rrezikun për shtrim në spital, ashpërsim të sëmundjes dhe/ose vdekshmëri janë kushtet shëndetësore të lidhura ngushtësisht me ushqyerjen, të tilla si obeziteti, hipertensioni, diabeti, etj. Si rrjedhojë, mirëqenia nutricionale për të gjithë, e veçanërisht për ata që janë më të brishtë ka shtuar rëndësinë e ushqyerjes në kuadër të pandemisë aktuale. Adresimi i kequshqyerjes (në të gjitha format e saj) si dhe sëmundjeve kronike të lidhura me të, janë elementë thelbësor për përgatitjen dhe ndërtimin e mirëqenieje shëndetësore për këtë pandemi dhe kërcënime të tjera shëndetësore. Një përgjigje e koordinuar ndaj COVID-19 ne kontekstin e nutricionit dhe sëmundjeve jo të komunikueshme është vendimtare për të optimizuar pasojat shëndetësore dhe impaktin e pandemisë mbi individët, grupet vulnerabël dhe shoqëritë e ndryshme njerëzore.

*https://www.mdpi.com/2072-6643/12/9/2836

https://www.frontiersin.org/articles/10.3389/fpubh.2020.00359/full

https://www.frontiersin.org/articles/10.3389/fgene.2019.01272/full