Përmbledhur nga AIRinforma dhe përshtatur në shqip nga:
- Aldi Pupuleku, PhD
Recensente:
- Teuta Muhollari, PhD (c)
Dëmtime hepatike/të mëlçisë janë raportuar në më shumë se 60% të pacientëve me SARS dhe pacientëve me MERS-CoV. Rezultate në lidhje me prekjen e mëlçisë gjithashtu vijnë edhe nga shtatë studime rastesh relativisht të mëdha (prej Qendrës së Pestë Mjekësore të Spitalit të Përgjithshëm PLS të Pekinit), të cilat raportojnë karakteristika klinike në pacientë me COVID-19. Rezultatet treguan se afërsisht 2-11% e pacientëve me COVID-19 kishin sëmundje ekzistuese të mëlçisë. 14-53% e rasteve rezultuan të kishin nivele jo normale të ALT (alaninë aminotransferazë) dhe të AST (aspartat aminotransferazë) gjatë përshkallëzimit të sëmundjes. Pacientët me COVID-19 në gjëndje të rëndë duket se kanë shkallë më të lartë të mosfunksionimit të mëlçisë. Sidoqoftë, duhet të theksohet se pacientët me sëmundje të moderuar ose të lehtë kanë rekuperim të plotë përsa i përket mëlçisë (Shih tabelën e mëposhtme).
Hipoteza të mundshme për rritjen e transaminazës:
- Dëmtimi i mëlçisë nga hyrja virale në qelizat e mëlçisë.
- Deri në 10% të pacientëve përjetojnë diarre para simptomave të frymëmarrjes (tregues i kalimit të virusit në mëlçi).
- Asnjë studim deri më sot nuk ka vlerësuar γGT (gama glutamil transferazë): autorët raportojnë të dhëna të pabotuara në të cilat 30 pacientë (54%) nga 56 kishin një rritje të γGT. Hipoteza është prania e receptorëve ACE2 në kolangiocitet të cilët ndërmjetësojnë hyrjen e virusit dhe më pas çrregullimin e funksionit të mëlçisë.
- Nuk ka asnjë provë të citoinkluzioneve në mëlçi në një pacient që vdiq nga COVID19.
- Dëmtimi nga përdorimi i barnave të shumta.
- Inflamacion imunitar i shkaktuar nga kaskadat e citokinave, me një rritje të IL-6 dhe mangësi të limfociteve.
- Dëmtimet hipoksike
Artikulli origjinal i botuar në 4 Mars 2020: Zhang C, Shi L, Wang FS. Liver injury in COVID-19: management and challenges Lancet Gastroenterol Hepatol. 2020 March 4. pii: S2468-1253 (20) 30057-1.