Grupmosha më e rrezikuar për t’u prekur nga COVID-19 mbeten të moshuarit. Distancimi fizik dhe izolimi nga të tjerët ka pasoja në shëndetin e tyre mendor dhe jo vetëm. Problemet më të mëdha vijnë si shkak i shëndetit të tyre si dhe të jetuarit vetëm apo pa shumë mbështetje financiare apo emocionale. Simptomat fizike që ata mund të shfaqin janë:
- Përkeqësim të sëmundjeve kronike.
- Probleme me gjumin dhe kujtesën.
- Limite fizike, pamore, dëgjimore.
Ndërkohë simptomat sjellore që shoqërojnë këtë gjendje janë:
- Depresion dhe dëshpërim për humbjet e shkaktuara.
- Apati.
- Çorientim dhe konfuzion.
- Dyshime.
- Zemërim dhe ‘ngritje nervash’.
- Ankth për një realitet të panjohur që i rrethon.
- Turpërim dhe siklet për të marrë gjëra qe u japin të tjerët.
Por çfarë mund të bëni që t’i ndihmoni?
- Jepuni siguri në bisedë dhe orientim për informacion të saktë dhe të qartë.
- Ndihmojini që të marrin ndihmë mjekësore dhe financiare.
- Ndihmojini në rivendosjen e kontakteve familjare dhe ato shoqërore.
- Inkurajoni bisedat rreth asaj çfarë po ndodh dhe lejojini t’ju shprehin ato që ndjejnë.