Kujtojmë që në Shqipëri nuk është bërë sekuencimi gjenomik I virusit SARS-CoV-2 që po qarkullon. Sekuencimi shërben për të lexuar informacionin gjenetik të virusit dhe në këtë mënyrë të kuptohet sjellja e tij. Meqë në Shqipëri nuk kemi kryer sekuencim të virusit nuk mund të bëjmë deklarata lidhur me Virulencën apo Fuqinë e Virusit dhe nuk mund të gjykojmë fuqinë apo ndryshimet e virusit në vendin tonë duke përdorur sekuencat e viruseve të vendeve të tjera.
Si ka evoluar SARS-Cov-2?
Një mutacion I observuar në rajonin e gjenomit të virusit që kodon për proteinën e ‘gjilpërsës’ (spike), mund ta stabilizojë këtë proteinë, duke e bërë më efektiv procesin e infektimit të më shumë qelizave të strehuesit nga ky virus- kjo është provuar në eksperimente laboratorike. Megjithatë shtamat dhe kuazi-speciet virale të observuara në popullata njerëzore nga më shumë se 40.000 gjenome të virusit, tregojnë për një stabilitet të përgjithshëm të tij dhe jo për dobësim të tij. Theksojmë se këtë nuk mund ta themi për Shqipërinë pasi nuk ka sekuencim të gjenomit të SARS-CoV-2.
Pak kuriozitet..
- Gjenomet virale publikohen rregullisht nga vende të ndryshme të botës në GenBank (https://www.ncbi.nlm.nih.gov/genbank/sars-cov-2-seqs/).
- Raportime në kohë reale për filogjenetikën dhe evolucionin e virusit mund ti gjeni në NextStrain (https://nextstrain.org/).
- Linku i studimit të ilustrimit: https://www.scripps.edu/_files/pdfs/news-and-events/The%20D614G%20mutation%20in%20the%20SARS-CoV-2%20spike%20protein%20reduces%20S1.pdf
Për më tepër vizitoni: https://www.heda.al/emergjenca-covid-19