Glukoza: A jemi të rrezikuar nga diabeti?

Glukoza është një lloj sheqeri që konsiderohet si burimi kryesor i energjisë për qelizat e trupit. Vetëm truri konsumon përafërsisht 20% të rezervave të glukozës që qarkullojnë në gjak. Nivelet e glukozës arrijnë maksimumin e tyre rreth 2 orë pasi kemi konsumuar ushqim dhe minimumin gjatë orëve të gjata pa ushqim (për shembull, kur zgjohemi në mëngjes).

Vlera ideale e Glukozës në gjak luhatet midis 70 dhe 100 miligram për decilitër (mg/dl) esëll ose më pak se 140 mg/dl pasi kemi konsumuar ushqim. Këtu vlen të përmendim që vlerat normale mund të variojnë duke u bazuar në kohën kur është bërë analiza.

Në rast se niveli i glukozës është më i lartë se vlerat e treguara më lart, atëherë ka rrezik të shfaqet sëmundja e diabetit.

Por kur bëhet fjalë realisht për diabet?

Në qoftë se, në më shumë se dy raste të njëpasnjëshme, vlerat analitike të glukozës në gjak janë mbi 125 mg/dl esëll ose mbi 200 mg/dl pas ushqimit, atëherë ka shumë gjasa të jetë shfaqur sëmundja e diabetit. Në raste të tilla konsultimi me një specialist është më se i domosdoshëm.

Shënim: Vlerat e latpërmendura janë ato të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (www.who.int), por mund të pësojnë variacione të vogla në bazë të referencës së çdo laboratori.

Si ti lexojmë dhe interpretojmë analizat e gjakut?

Yndyrnat: A po i monitorojmë siç duhet?

Veshkat: Si ta kuptojmë që janë duke funksionuar mirë?

Mëlçia: Cilët janë treguesit më të rëndësishëm?