Aftësi të mira komunikuese mes farmacistit dhe pacientit janë të nevojshme në mënyrë që të sigurohet një kontroll i terapive dhe në të njëjtën kohë të motivohen pacientët që t’i binden këshillave të mjekut apo farmacistit. Qëllimi i komunikimi efektiv mes farmacistit dhe pacientit është thelbësor në mënyrë që të sigurohen rezultate terapeutike sa më optimale.
Më poshtë janë listuar disa këshilla për një komunikim efektiv mes farmacistit dhe pacientit.
- Prezantoni veten ose përshëndesni pacientin me emër, nëse e njihni personalisht.
- Pyesni shkurtimisht për nevojat e pacientit. P.sh. Si mund t’ju ndihmoj? Më tregoni për simptomat që keni sot?
- Shpjegoni në mënyrë të përgjithshme se si mund të jeni i dobishëm për pacientin. P.sh. Unë mund t’ju ndihmoj, por nevojitet që t’ju bëj disa pyetje për të kuptuar gjendjen tuaj.
- Mundësoni mirëkuptim dhe privatësi për të treguar që jeni të shqetësuar për mënyrën se si ndihet pacienti dhe vlerësoni rëndësinë e konfidencialitetit. P.sh Ofroni ujë, karrige. Pyesni nëse preferon një zonë private për të biseduar. Pyesni nëse pacienti duhet të konsumojë ndonjë medikament në ato momente.
- Vazhdoni me pyetje dhe dëgjoni me kujdes për të bërë më pas vlerësimin.
- Filloni me pyetje të hapura me qëllim që të mblidhni sa më shumë informacione, si p.sh: Më tregoni për dhembjen tuaj të kokës. Më pas kaloni në pyetje më specifike, si p.sh: A keni përdorur ndonjë medikament për dhembjen e kokës?