Komunikimi telefonik me të afërmit e pacientëve, të cilët janë të shtruar në qendrat spitalore, përbën një sfidë për punonjësit shëndetësor. Ata përveç përkujdesjes që duhet të tregojnë ndaj pacientëve, mbartin dhe barrën e komunikimit me të afërmit e tyre. Këto kohë numri i rasteve të pacientëve të shtruar me COVID-19 sa vjen e shtohet. Fatkeqësisht po shtohen edhe rastet e fataliteteve . Gjendja psikologjike e të gjitha palëve është e rënduar. Një komunikim sa më efektiv është mëse i nevojshëm në mënyrë që të mos kemi keqkuptime dhe informimi të kryhet si duhet. Disa këshilla të vlefshme për këtë rast janë përmbledhur në një poster KLIKO . Qëllimi i këtij posteri është këshillimi i personelit shëndetësor për mënyrën e komunikimit të lajmeve jo të mira te të afërmit e pacientëve. Këto biseda janë të vështira pasi të gjithë jemi njerëz dhe kemi ndjenja.