Çrregullimet nga konsumi i alkoolit karakterizohen prej konsumit të tepruar të alkoolit dhe humbja e kontrollit në të pirë. Edhe pse këto çrregullime janë ndër më të hasurat globalisht, njëherazi janë edhe më të stigmatizuarat.
Njerëzit të cilët kanë një prej këtyre çrregullimeve janë në një risk të madh për ashpërsim të
COVID-19, jo vetëm sepse konsumojnë sasi të mëdha alkooli, por edhe sepse kanë më shumë gjasa të jenë të pastrehë ose të burgosur krahasuar me anëtarët e tjerë të shoqërisë. Për këto arsye, është shumë e rëndësishme në kushtet aktuale të pandemisë, që njerëz të tillë të cilët kanë nevojë për ndihmë, t’ju jepet kjo ndihmë.
Nëse ju ose një person afër jush përjeton të tilla çrregullime me konsumin e alkoolit, ju lutem konsideroni si më poshtë vijon:
- Situata në të cilën ndodhemi është një nga mundësitë më të mira për të hequr dorë nga konsumi i alkoolit, ose tek e fundit të ulni sasinë e konsumit (nëse heqja dorë nga alkooli është e pamundur) në aktivitetet (siç janë: festat, grupimet me shoqërinë, restorantet, klubet, etj.) që do të vijnë në të ardhmen tuaj të afërt. Të gjitha këto janë të shmangshme. Ju mundet që të përmirësoni shëndetin tuaj!
- Këshillimet online (mbi çrregullimet në lidhje me konsumin e alkoolit) prej profesionistëve dhe grupimeve ndihmuese mund të jenë shumë më pak stigmatizuese pasi ato ofrojnë anonimitet dhe privatësi. Kështu që, mos harroni të merrni në konsideratë edhe këtë lloj ndihme.
- Mbështetuni tek dikush që ju i besoni dhe kërkoni ndihmë nëse ju nevojitet.
- Praktikoni distancimin fizik por jo izolim social: telefono, shkruaju të njohurve/shokëve/afërmve. Përdorni mënyra të reja dhe kreative (mos ngurroni) për të krijuar lidhje me njerëz.
- Shmangni/injoroni promocionin e produkteve alkoolike, që mund t’ju shfaqen në TV apo rrjete të ndryshme sociale.
- Fokusohuni tek gjërat që ju e dini mirë që keni kontroll (metoda relaksimi, aktivitet fizik, lojra dhe hobi të ndryshme).
- Nëse infektoheni, ndiqni këshillat e personelit shëndetësor.