Metalet e rënda mund të çlirohen në pijet alkoolike gjatë procesit të prodhimit ose ruajtjes. Ekziston rreziku që këto metale mund të jenë të pranishme në përqëndrime të larta (potencialisht toksike), veçanërisht në alkoolet e prodhuara në kushte shtëpie (për konsum familjar) apo në punishte të vogla, sidomos në Europën Qëndrore e Lindore, ku kontrolli i cilësisë së alkoolit (sidomos atij të pa rregjistruar) prej autoriteteve përkatëse mungon. Deri tani, janë bërë shumë pak hulumtime, për të krahasuar përqëndrimin e metaleve të rënda tek alkoolet e rënda (mbi 40% volum alkooli, si rakia, uiski, etj.) të regjistruara dhe të parregistruara.
Studimi i kryer nga një konsorcium kërkuesish shkencor prej: University of Debrecen, Public Health Research Institute, Organizata Botërore e Shëndetësisë – Collaborating Centre on Vulnerability and Health dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine, u fokusua në pyetjen kërkimore: ”A ka ndonjë ndryshim në përqëndrimin e metaleve të rënda të pranishme në Alkoolet e Rënda të regjistruar dhe të pa regjistruar dhe rreziqet që lidhen me shëndetin?”. Studimi u bazua në metoda të spektormetrisë së masës dhe gaz kromatografisë.
Pas analizimit të 197 kampionëve tëalkooleve të rënda, të regjistruara dhe të paregjistruara, përqëndrimet e Bakrit (Cu), Zinkut (Zn) dhe Kallajit (Sn) ishin sinjifikativisht më të larta në mostrat e e alkooleve të rënda të paregjistruara, ndërsa tek ato të regjistruara u gjet përqëndrim më i lartë i Hekurit (Fe), Manganit (Mn) dhe Nikelit (Ni).
Ky hulumtin sugjeron se ekspozimi i kombinuar i metaleve të rënda, përbën një rrezik potencial shëndetësor, për konsumuesit e rregullt të alkooleve të rënda, por rreziqet më të mëdha shëndetësore, të cilat kanë në sfond konsumin e alkoolit, lidhen më tepër drejtpërdrejtë me vetë etanolin (substancën bazë dhe më me bollëk në një pije alkoolike).
Doza e alkoolit që mund të konsiderohet një dozë që mbron shëndetin tuaj është zero gram.
Linku i artikullit origjinal: https://authors.elsevier.com/c/1bNCE~81IJLAt