Përmbledhur nga AIRinforma dhe përshtatur në shqip nga:
- Aldi Pupuleku, PhD
Recensente:
- Teuta Muhollari, PhD (c)
Serumi i pacientëve me COVID-19 mund të përfaqësojë një mundësi për trajtimin e këtij infeksioni, por për këtë nevojitet të jenë në dispozicion një numër i mjaftueshëm i pacientëve të shëruar për dhurimin e serumit që permban imunoglobulinat.
Në vitin 2003, situata me SARS tregoi se Terapia Pasive e Antitrupave (Passive Antibody Therapy-PAT), d.m.th. administrimi i antitrupave prej serumit të pacientëve të imunizuar, është në gjendje të sigurojë imunitet të menjëhershëm duke neutralizuar virusin, dhe mund të parandalojë ose trajtojë një sëmundje infektive (të shkaktuar nga një agjent i caktuar infektiv), ndërkohë që terapia e vaksinimit do të kërkonte induksionin e një përgjigje imunitare në kohë më të gjatë.
Burimet e mundshme të antitrupave përfshijnë: pacientë të shëruar, antitrupa monoklonal ose përgatitje të gjeneruara në kafshët mbartëse (p.sh.: lopa). Në kontekstin e COVID-19, burimi i vetëm mbetet pacientët e rikuperuar. PAT gjithashtu është përdorur në 2009-2010-tën për epideminë H1N1 (gripi i shpendëve) në një grup pacientësh me sëmundje të rëndë, duke ulur nivelin e citokinave qarkulluese (IL-6, TNF), ngarkesën virale në traktin respirator dhe për rrjedhojë shkallën e vdekshmërisë. Në 2013-tën, tek pacientët me virusin Ebola, u pa se mbijetesa e pacientëve të trajtuar me serum ishte më e madhe se ajo e vërejtur tek pacientët që nuk u përfshinë në këtë terapi.
Përsa i përket infeksionit të COVID-19, neutralizimi viral është i pritshëm, por nga ana tjetër antitrupat mund të induktojnë një citotoksicitet dhe fagocitozë e lartë. Trajtimi duket veçanërisht efektiv nëse sëmundja është në fazën e parë. Në këtë fazë ngarkesa virale është e vogël dhe neutralizimi bëhet më i lehtë dhe gjithashtu modifikimi i përgjigjes inflamatore do të ishte më i mundshëm pikërisht në këtë fazë.
Në 2003-shin (në rastin e SARS), një studim hulumtoi efektivitetin e administrimit të serumit në një mostër prej 80 pacientësh. Efektiviteti u vlerësua si numri i pacientëve të shëruar brenda ditës së 22-të pas shfaqjes së simptomave të SARS. Midis pacientëve të studiuar, ata që ishin trajtuar me serum para ditës së 14 të infeksionit, si dhe pacientë pozitivë për PCR (por seronegativ për koronavirus), treguan një prognozë më të mirë. Për më tepër, raporti konfirmoi uljen e ngarkesës virale pas administrimit të 500 ml serum nga pacientët e shëruar në tre pacientë me SARS, të cilët ishin rezistentë ndaj trajtimeve të tjera.
Këto kohë (Shkurt 2020) në Kinë, përdorimi i serumit u testua në 245 pacientë. Nga këto, 91 paraqitën një përmirësim në tablonë klinike.
Cilat janë rreziqet e PAT?
- Infeksion dytësor me viruse të tjera, të lidhura me përbërësit e gjakut;
- Reagimet imune ndaj përbërësve të serumit;
- Edemë pulmonare.
Kjo e fundit mund të shkaktohet nga përshkueshmëria e alteruar (transfusion-related acute lung injury – TRALI) si rrjedhojë e reaksionit imunitar ose hidostatik (transfusion-associated circulatory overload – TACO).
Faktorët e rrezikut për TACO janë:
- vëllimi i plazmës së transfuzuar,
- shkalla e transfuzionit
- sëmundjet e zemrës
- mosha e madhe.
Rreziku teorik
Përmirësimi i përgjigjes imunitare që lidhet me prodhimin e antitrupave (ose e njohur ndryshe si ADE–Antibody-dependent enhancement) është një proçes përmes të cilit antitrupat specifikë të virusit rriten dhe lehtësojnë hyrjen e virusit në qelizë. Për COVID-19, probabiliteti i këtij eventi duhet të jetë i ulët.
Përgjigje imunitare e reduktuar: individët mund të jenë subjekt i riinfeksionit. Sidoqoftë, kjo mund të shmanget përmes vaksinimit të mëvonshëm kur vaksina COVID-19 të jetë e disponueshme.
Padyshim që grupet më të riskuara mund të jenë kandidatët e parë për t’ju nënshtruar këtij lloj trajtimi. Sidoqoftë, titri (përqëndrimi i antitrupit [përcaktuar nga hollimi/tretshmëria më e madhe në të cilën antitrupi është akoma i mundshëm të shkaktojë aglutinimin/grumbullimin e antigjenit]) i nevojshëm për të neutralizuar infeksionin COVID-19 gjithashtu duhet të vlerësohet për kontekstin e COVID-19, duke pasur parasysh ndryshueshmërinë e titrit në epidemitë e mëparshme.
Referencat:
Arabi YM, Hajeer AH, Luke T, Raviprakash K, Balkhy H, Johani S, Al-Dawood A, Al-Qahtani S, Al-Omari A, Al-Hameed F, Hayden FG, Fowler R, Bouchama A, Shindo N, Al-Khairy K, Carson G, Taha Y, Sadat M, Alahmadi M. Feasibility of Using Convalescent Plasma Immunotherapy for MERS-CoV Infection, Saudi Arabia. Emerg Infect Dis. 2016 Sep;22(9):1554-61.
Casadevall A, Pirofski LA. Antibody-mediated regulation of cellular immunity and the inflammatory response. Trends Immunol. 2003 Sep;24(9):474-8.
Casadevall A, Pirofski LA. The convalescent sera option for containing COVID-19. J Clin Invest. 2020 Mar 13. pii: 138003.
Cheng Y, Wong R, Soo YO, Wong WS, Lee CK, Ng MH, Chan P, Wong KC, Leung CB, Cheng G. Use of convalescent plasma therapy in SARS patients in Hong Kong. Eur J Clin Microbiol Infect Dis. 2005 Jan;24(1):44-6.
Gajic O, Rana R, Winters JL, Yilmaz M, Mendez JL, Rickman OB, O’Byrne MM, Evenson LK, Malinchoc M, DeGoey SR, Afessa B, Hubmayr RD, Moore SB. Transfusion-related acute lung injury in the critically ill: prospective nested case-control study. Am J Respir Crit Care Med. 2007 Nov 1;176(9):886-91.
Hung IF, To KK, Lee CK, Lee KL, Chan K, Yan WW, Liu R, Watt CL, Chan WM, Lai KY, Koo CK, Buckley T, Chow FL, Wong KK, Chan HS, Ching CK, Tang BS, Lau CC, Li IW, Liu SH, Chan KH, Lin CK, Yuen KY. Convalescent plasma treatment reduced mortality in patients with severe pandemic influenza A (H1N1) 2009 virus infection. Clin Infect Dis. 2011 Feb 15;52(4):447-56.
Ko JH, Seok H, Cho SY, Ha YE, Baek JY, Kim SH, Kim YJ, Park JK, Chung CR, Kang ES, Cho D, Müller MA, Drosten C, Kang CI, Chung DR, Song JH, Peck KR. Challenges of convalescent plasma infusion therapy in Middle East respiratory coronavirus infection: a single centre experience. Antivir Ther. 2018;23(7):617-622.
Kong LK, Zhou BP. Successful treatment of avian influenza with convalescent plasma. Hong Kong Med J. 2006 Dec;12(6):489.
Kraft CS, Hewlett AL, Koepsell S, Winkler AM, Kratochvil CJ, Larson L, Varkey JB, Mehta AK, Lyon GM 3rd, Friedman-Moraco RJ, Marconi VC, Hill CE, Sullivan JN, Johnson DW, Lisco SJ, Mulligan MJ, Uyeki TM, McElroy AK, Sealy T, Campbell S, Spiropoulou C, Ströher U, Crozier I, Sacra R, Connor MJ Jr, Sueblinvong V, Franch HA, Smith PW, Ribner BS; Nebraska Biocontainment Unit and the Emory Serious Communicable Diseases Unit. The Use of TKM-100802 and Convalescent Plasma in 2 Patients With Ebola Virus Disease in the United States. Clin Infect Dis. 2015 Aug 15;61(4):496-502.
Luke TC, Kilbane EM, Jackson JL, Hoffman SL. Meta-analysis: convalescent blood products for Spanish influenza pneumonia: a future H5N1 treatment? Ann Intern Med. 2006 Oct 17;145(8):599-609.
Mair-Jenkins J, Saavedra-Campos M, Baillie JK, Cleary P, Khaw FM, Lim WS,
Makki S, Rooney KD, Nguyen-Van-Tam JS, Beck CR; Convalescent Plasma Study Group. The effectiveness of convalescent plasma and hyperimmune immunoglobulin for the treatment of severe acute respiratory infections of viral etiology: a systematic review and exploratory meta-analysis. J Infect Dis. 2015 Jan 1;211(1):80-90.
Mulangu S, Dodd LE, Davey RT Jr, Tshiani Mbaya O, Proschan M, Mukadi D,
Lusakibanza Manzo M, Nzolo D, Tshomba Oloma A, Ibanda A, Ali R, Coulibaly S, Levine AC, Grais R, Diaz J, Lane HC, Muyembe-Tamfum JJ; PALM Writing Group, Sivahera B, Camara M, Kojan R, Walker R, Dighero-Kemp B, Cao H, Mukumbayi P, Mbala-Kingebeni P, Ahuka S, Albert S, Bonnett T, Crozier I, Duvenhage M, Proffitt C, Teitelbaum M, Moench T, Aboulhab J, Barrett K, Cahill K, Cone K, Eckes R, Hensley L, Herpin B, Higgs E, Ledgerwood J, Pierson J, Smolskis M, Sow Y, Tierney J, Sivapalasingam S, Holman W, Gettinger N, Vallée D, Nordwall J; PALM Consortium Study Team. A Randomized, Controlled Trial of Ebola Virus Disease Therapeutics. N Engl J Med. 2019 Dec 12;381(24):2293-2303.
Robbins JB, Schneerson R, Szu SC. Perspective: hypothesis: serum IgG antibody is sufficient to confer protection against infectious diseases by inactivating the inoculum. J Infect Dis. 1995 Jun;171(6):1387-98.
Sahr F, Ansumana R, Massaquoi TA, Idriss BR, Sesay FR, Lamin JM, Baker S,
Nicol S, Conton B, Johnson W, Abiri OT, Kargbo O, Kamara P, Goba A, Russell JB, Gevao SM. Evaluation of convalescent whole blood for treating Ebola Virus Disease in Freetown, Sierra Leone. J Infect. 2017 Mar;74(3):302-309.
Wan Y, Shang J, Sun S, Tai W, Chen J, Geng Q, He L, Chen Y, Wu J, Shi Z, Zhou
Y, Du L, Li F. Molecular Mechanism for Antibody-Dependent Enhancement of Coronavirus Entry. J Virol. 2020 Feb 14;94(5). pii: e02015-19.
Wu XX, Gao HN, Wu HB, Peng XM, Ou HL, Li LJ. Successful treatment of
avian-origin influenza A (H7N9) infection using convalescent plasma. Int J Infect Dis. 2015 Dec;41:3-5.
Zhang JS, Chen JT, Liu YX, Zhang ZS, Gao H, Liu Y, Wang X, Ning Y, Liu YF, Gao Q, Xu JG, Qin C, Dong XP, Yin WD. A serological survey on neutralizing antibody titer of SARS convalescent sera. J Med Virol. 2005 Oct;77(2):147-50.
Zhou B, Zhong N, Guan Y. Treatment with convalescent plasma for influenza A (H5N1) infection. N Engl J Med. 2007 Oct 4;357(14):1450-1.