Autorë: Julia Daragjati1, PhD; Giovannella Baggio2 Prof
- Departamenti i Shëndetit të Gruas dhe fëmijës, Universiteti i Padovas, ITALI
- Profesore Senior në Universitetin e Padovas, Task-force anti COVID 19, ITALI
Recensente: Teuta Muhollari, PhD (c)
Studimi i sëmundjes COVID-19 në femra dhe meshkuj
Një raport i revistës British Medical Journal (BMJ) shqyrtoi të dhënat e 20 vendeve që kishin numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të COVID-19. Kur të dhënat krahasoheshin sipas gjinisë, raportohej se meshkujt ishin më të prekur se femrat nga kjo pandemi. Prej këtyre 20 vendeve: Belgjika, Hollanda, Portugalia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk paraqitën të dhëna të ndara sipas gjinisë. Kështu, BMJ bëri thirrje për këto vende dhe të tjera të paraqesin të dhëna specifike për gjininë (ashtu siç po vepronte Italia, Kina, Gjermania) (BMJ Blog 2020). Që prej fillimit të situatës, Italia raportonte të dhëna me bazë ditore për COVID-19 në bazë të gjinisë. Duhet theksuar se në Itali ekziston dhe aplikohet ‘Ligji i aplikimit dhe i diseminimit të mjekësisë gjinore’ (Ligji 3/2018, Ministero della Salute Italina) dhe në task-force të qeverisë Italiane kundër COVID-19 ka ekspertë të fushës që bashkëpunojnë me Institutin e Lartë të Shëndetësisë (ISS-Istituto Superiore di Sanità) për të realizuar studime që lidhen me ndryshime gjini-specifike (seks-specifike).
Çfarë është Mjekësia Gjinore (Gender Medicine)?
Është disiplina mjekësore që studion ndryshimet fiziologjike, biologjike, klinike e farmakologjike duke konsideruar gjithashtu mjedisin gjeografik e kulturor në të cilin popullsia femërore dhe mashkullore jetojnë. Mjekësia Gjinore përshkruan ndryshimet në femra dhe meshkuj të cilat shkaktohen si pasojë e së njëjtës sëmundje. Për këtë qëllim, aplikohen mënyra të ndryshme me qëllim diagnostikim, terapi dhe parandalim specifik për femrat dhe meshkujt. (Baggio G, 2018, Baggio G, 2013)
Evidenca mbi ndryshime gjini-specifike në lidhje me sëmundjen COVID-19.
Ne Tabelë sjellim ‘fotografinë’ e situatës së raportuar nga artikuj/raportime kur analizat bëheshin me qasje gjinore.
Analizat statistikore bazuar në popullsinë e përgjithshme (në Kinë, Kore, Itali dhe Shqipëri) apo në atë të hospitalizuar (New Yoork) tregojnë se infektimi me SARS-CoV-2 ndryshon në burra dhe gra. Gjinia mashkullore është konsideruar një faktor rreziku së bashku me sëmundjet bashkëshoqëruese, simptomat e dhimbjeve muskulare dhe nivelet e ulëta të albuminës në gjak (Zhang et al., 202). Suseptibiliteti (ndjeshmëria) i lartë tek meshkujt për t’u infektuar është vënë re gjithashtu edhe në lidhje me koronaviruset e mëparshme SARS-CoV dhe Mers-CoV(Channappanavar et al., 2017). Ndonëse ndryshimet në morbiditet/incidencë nuk janë të mëdha dhe vdekshmëria është krahasueshëm më e lartë në gjininë mashkullore, ende nuk mund të nxjerrim përfundime gjeneralizuese për gjithë popullatën e prekur në këto vende e për më tepër për t’i krahasuar me vende të tjera.
Referencat
- BMJ Global Health ‘Sex, gender and COVID-19: Disaggregated data and health disparities’, BMJ blog 24 March 2020
- Baggio G, Gender specific-medicine watch. Ital J, Gender-Specific Med 2018;4(3):123-124, doi:10.1723/3035.30356
- Baggio G, Corsini A, Floreani A, et al., Gender medicine: a task for the third millennium. Clin Chem Lab Med. 2013 Apr;51(4):713-27. doi: 10.1515/cclm-2012-0849.
- Zhang J, Wang X, Jia X et al., Risk factors for disease severity, unimprovement and mortality of COVID-19 patients in Wuahn, China. Clin Med DOI:https://doi.org/10.1016/j.cmi.2020.04.012
- Channappanavar R, Fett C, Mack M. et al., Sex-based differences in susceptibility to SARS-CoV infection J Immunol. 2017 May 15; 198(10): 4046–4053.
- http://www.ishp.gov.al/covid-19-ne-shqiperi/ access 11May 2020
- https://coronavirus.al/statistika/ access 18 May 2020
- Dudley JP, Lee NT. Disparities in Age-specific morbidity and mortality from SARS-CoV-2 in China and in the Republic of Korea, Clinical Infectious Diseases, April 2020 https://doi.org/10.1093/cid/ciaa354
- Jin JM, Bai P, He W. Et al., Gender differences in Patients with COVID-19: Focus on severity and Mortality. Frontiers in Public Health. 2020 Apr;8(152) doi:10.3389/fpubh.2020.00152
- World Health Organization. Report of the WHO-China joint mission on COVID-19, 16–24 February 2020. Geneva (Switzerland): World Health Organization;, 2020.
- https://www.epicentro.iss.it/en/coronavirus/bollettino/Infografica_6maggio%20ENG.pdf
- Richardson S, Hirsch JS, Narasimhan M et al., Presenting Characteristics, Comorbidities, and Outcomes Among 5700 Patients Hospitalized With COVID-19 in the New York City Area JAMA. Published online April 22, 2020. doi:10.1001/jama.2020.6775