Le të paraqesim fillimisht disa fakte për të kuptuar situatën në të cilën ndodhemi sot.
- Përgjatë 50 viteve të fundit, aktivitetet njerëzore, veçanërisht përdorimi i lëndëve të djegshme, kanë bërë të mundur çlirimin e sasive të mjaftueshme dioksid karboni dhe gaze të tjera dëmtuese sa për të izoluar nxehtësi në atmosferë dhe të ndikojnë në klimën botërore.
- Është vlerësuar se aktivitetet njerëzore kanë shkaktuar ngrohje globale me 1°C(0.8°C – 1.2°C) më shumë, krahasuar me periudhën para-industriale.
- Tre dekadat e fundit janë raportuar me ngrohje të temperaturave (trend rritje në vazhdimësi) dhe parashikohet se nga vitet 2030 rritja e temperaturës do të arrijë në 1.5°C.
- Nivelet e deteve janë duke u rritur, akullnajat po shkrijnë dhe njëkohësisht po ndryshojnë edhe mënyrat e precipimit.
- Po vërejmë një rritje të shpeshtësisë dhe ashpërsisë së ngjarjeve ekstreme të motit.
- Mes periudhës kohore 2030 deri më 2050, pritet që ndryshimi i klimës të shkaktojë rreth 250000 më shumë vdekje në vit, veçanërisht nga sëmundjet infektive(malaria), nga kequshqyerja, sëmundjet diarreike dhe stresi nga nxehtësia. ¹˒²˒³
Ngrohja aktuale globale mund të sjellë disa përfitime rajonale, si ulja e vdekshmërisë përgjatë dimrit dhe rritja e prodhueshmërisë ushqimore në zona të caktuara. Por, shumica e efekteve të ndryshimit të klimës në shëndet janë veçanërisht negative. Ndryshimi i klimës ndikon në shumë faktorë shoqërorë e mjedisorë të lidhur me shëndetin e njeriut – pastërtia e ajrit, siguria e ujit të pijshëm, mjaftueshmëria e ushqimit dhe siguria e strehimeve.
Siç edhe evidentohet më poshtë në Figurën 1, mënyrat kryesore përmes të cilave ndryshimi i klimës dëmton shëndetin përfshijnë:
- efekte të drejtpërdrejta (rritja e ekspozimit ndaj temperaturave të larta),
- efekte të mundësuara nga ndërveprimi me sisteme natyrore (sëmundjet e shkaktuara nga specie ndërmjetëse) dhe
- efekte të mundësuara nga sistemet ekonomiko- shoqërore (rritja e ekspozimit për shkak të varfërisë, mungesës së infrastrukturës së sistemeve të kujdesit shëndetësor). 4
Figura 1 (KLIKO për të parë imazhin e plotë) Paraqitje skematike e ndryshimeve të mëdha të klimës dhe shembuj të efekteve në shëndet sipas faktorëve demografikë, ekonomiko – shoqërore, mjedisore e të tjerë. Paraqitja është bazuar në studimet dhe analizat e Smith et al.,11 Organizata Botërore e Shëndetësisë,1 Hallegatte et al.,12 Haines A. et al.,4.
Rritja e niveleve të dioksidit të karbonit CO2, përveç efekteve të njohura nga ndotja e ajrit, është raportuar të ndikojë në cilësinë e të mbjellave të drithërave si gruri apo orizi si dhe në uljen e niveleve të proteinave, vitaminave B dhe mikroushqyes të tjerë nga ushqimet e prodhuara. 5-7
Ndryshimet e klimës dhe mjedisit reduktojnë gjithashtu rendimentin e perimeve dhe bishtajoreve, faktor thelbësor në parandalimin e sëmundjeve kronike.
Për të vazhduar më tej, është evidentuar tashmë se ndryshimet e klimës ndikojnë në shëndetin mendor. Për shembull, ekspozimi ndaj ngjarjeve ekstreme si përmbytjet, tsunami, dhe të tjera rritin rrezikun për gjendjet e ankthit dhe depresionit. Këto rreziqe dhe efektet e tyre ndryshojnë në varësi të gjendjes shëndetësore të personave. 9, 10
“Ndryshimi i klimës po ecën më shpejt se ne. Ne duhet të dëgjojmë shkencëtarët më të mirë të Tokës” është shprehur sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, zoti António Guterres. Duket sikur kudo që shkojmë ne duhet të përballemi me shkencën për të kuptuar si të sillemi me qëllim përmirësimin e jetesës tonë.
Në fakt mendoj se na lipset të ecim përkrah shkencës e jo të presim të përballemi me të..
Referenca:
- World Health Organisation 2018. Climate Change and Health
- IPCC, 2014: Summary for Policymakers. In: Climate Change 2014: Mitigation of Climate Change
- IPCC, 2018: Global Warming of 1.5°C.An IPCC Special Report on the impacts of global warming of 1.5°C above pre-industrial levels and related global greenhouse gas emission pathways, in the context of strengthening the global response to the threat of climate change, sustainable development, and efforts to eradicate poverty [Masson-Delmotte, V., P. Zhai, H.-O. Pörtner, D. Roberts, J. Skea, P.R. Shukla, A. Pirani, W. Moufouma-Okia, C. Péan, R. Pidcock, S. Connors, J.B.R. Matthews, Y. Chen, X. Zhou, M.I. Gomis, E. Lonnoy, T. Maycock, M. Tignor, and T. Waterfield (eds.)]. In Press.
- Haines A, Ebi K. The imperative for climate action to protect health. New England Journal of Medicine. 2019 Jan 17;380(3):263-73.
- Ebi KL, Loladze I. Elevated atmospheric CO2 concentrations and climate change will affect our food’s quality and quantity. The Lancet Planetary Health. 2019 Jul 1;3(7):e283-4.
- Myers SS, Zanobetti A, Kloog I, Huybers P, Leakey AD, Bloom AJ, Carlisle E, Dietterich LH, Fitzgerald G, Hasegawa T, Holbrook NM. Author Correction: Increasing CO 2 threatens human nutrition. Nature. 2019 Oct;574(7778):E14-.
- Zhu C, Kobayashi K, Loladze I, Zhu J, Jiang Q, Xu X, Liu G, Seneweera S, Ebi KL, Drewnowski A, Fukagawa NK. Carbon dioxide (CO2) levels this century will alter the protein, micronutrients, and vitamin content of rice grains with potential health consequences for the poorest rice-dependent countries. Science advances. 2018 May 1;4(5):eaaq1012.
- Scheelbeek PF, Bird FA, Tuomisto HL, Green R, Harris FB, Joy EJ, Chalabi Z, Allen E, Haines A, Dangour AD. Effect of environmental changes on vegetable and legume yields and nutritional quality. Proceedings of the National Academy of Sciences. 2018 Jun 26;115(26):6804-9.
- Majeed H, Lee J. The impact of climate change on youth depression and mental health. The Lancet Planetary Health. 2017 Jun 1;1(3):e94-5.
- van den Bosch M, Meyer-Lindenberg A. Environmental exposures and depression: biological mechanisms and epidemiological evidence. Annual review of public health. 2019 Apr 1;40:239-59.
- Smith KR, Woodward A, Campbell-Lendrum C, et al. Human health: impacts, adaptation, and co-benefits. In: Field CB, Barros VR, Dokken DJ, Mach KJ, Mastran-drea MD, Bilir TE, eds. Climate change 2014: impacts, adaptation, and vulnera-bility. Part A: global and sectoral aspects— contribution of Working Group II to the Fifth Assessment Report of the Inter-governmental Panel on Climate Change. Cambridge, United Kingdom: Cambridge University Press, 2014: 709-54.
- Hallegatte S, Rozenberg J. Climate change through a poverty lens. Nature Climate Change. 2017 Apr;7(4):250-6.