Jam bërë nënë, çfarë duhet të kem parasysh në kohën e COVID-19?

COVID-19 nenat e reja

Përgatiti Ekipi Anti-COVID-19*

Jam bërë nënë dhe kam simptoma gripi, ose mund të jem COVID-19 pozitive

A mund ta ushqej foshnjën me qumësht gjiri?

Patjetër që po, diçka e tillë duhet të bëhet dhe të nxitet. I gjithë personeli shëndetësor do shqyrtojë situatën ku ju ndodheni dhe do ju ndihmojë të praktikoni masat e kontrollit për shmangien e transmetimit të infeksionit gjatë ushqyerjes së foshnjës me gji.

A mund ta heq maskën ndërkohë që ushqej foshnjën?

Jo, duhet të ndiqni rregullat e higjienës, të mbani maskë, të lani duart dhe të pastroni sipërfaqet.

Jam bërë nënë por nuk jam positive me COVID-19, por dyshoj se fëmije im mund të jetë I infektuar?

Është e nevojshme të ndiqen të gjitha udhëzimet që ju rekomandohen të gjithë popullsisë.

Shmangni takimet me gjyshërit dhe të afërmit.

Kliko për të parë posterin në PDF

pas lindjes ..COVID-19

* Julia Daragjati PhD, Irma Kuka PharmD, Teuta Muhollari PhD(c), Denisa Baci PhD, Ina Mexhitaj PhD(c) Aldi Pupuleku PhD, Livia Tepshi PhD, Erand Llanaj MPH,  MSc, PhD(c)