Vlerësim epidemiologjik i pandemisë në Shqipëri dhe Kosovë

sperkla COVID-19

Bazuar në të dhënat zyrtare dhe të dhëna modelimi, mund të ekstrapolojmë fakte kyçe për pandeminë COVID-19 në vendet shqipfolëse (i.e. Shqipëri dhe Kosovë). Më poshtë do ta ofrojmë për të parën herë për publikun shqipfolës. Nga pikëpamja epidemiologjike parametrat dhe indikatorët që mund të paraqesim janë të shumtë por kemi përzgjedhur disa parametra që gjykojmë se janë profesionalisht të rëndësishëm. Gjithsesi gjykojmë që nevojiten më shumë të dhëna dhe hulumtime në Shqipëri dhe Kosovë.

Niveli i rast-pozitivitetit (Grafiku 1) është numri i rasteve të konfirmuara pjestuar me numrin e testeve të kryera, e shprehur si përqindje. Në këtë grafik është paraqitur si mesatare javore, për të shmangur konfuzionin e fluktuacioneve ditore. Ky indikator është subjekt ndryshimi.

Grafiku 1. Niveli i rast-pozitivitetit

Sipas grafikut Shqipëria nuk e ka kaluar gjatë pandemisë nivelin e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (verifiko këtu)
Niveli i rast-fatalitetit (Grafiku 2) është raporti i vdekjeve dhe rasteve të konfirmuara. Ky indikator është subjekt ndryshimi.

Grafiku 2. Niveli i rast-fatalitetit nga COVID-19

Ndërkohë nëse kryejmë vizualizimin dhe projektimin e ecurisë bazuar në situatën e shkuar dhe aktuale për Shqipërinë dhe Kosovën (deri më 10 Mars 2021) atëherë Grafiku 3 dhe Tabela 1 paraqesin ecurinë potenciale në vazhdimësi.

Grafiku 3. Projeksione dhe vizualizim i situatës epidemiologjike për Shqipërinë

 

Grafiku 4. Projeksione dhe vizualizim i situatës epidemiologjike për Kosovën

Siç edhe vërehet prej grafikeve dhe parametrave në Tabelën 1, situata për Shqipërinë paraqitet relativisht më e qëndrueshme në krahasim me Kosovën. Kjo ecuri është subjekt i ndryshimeve epidemiologjike (p.sh. strategjia) dhe administrative (p.sh. masat) në vazhdim.

Ndërkohë nëse përllogarisim numrin efektiv të riprodhimit (R ose numri riprodhues: numri i infeksioneve dytësore të shkaktuara prej një individi të infektuar) në kohë, mund të shohim se në Shqipëri ky parametër është ulur poshtë nivelit të qëndrueshmërisë (=1) dhe për Kosovën kemi një vlerë mbi nivelin e qëndrueshmërisë.

Këto vlera dhe projeksione i kemi paraqitur në kohë, për të dëftuar se këto vlera ndryshojnë me kalimin e kohës dhe janë në funksion të drejtpërdrejtë të perceptimit të rrezikut nga popullata (=ndryshim sjelljeje) e përgjigjes epidemiologjike në vazhdim (=ndryshim strategjie).

Për më tepër informacion vizitoni platformën e dedikuar anti-COVID për komunitetin shqipfolës: https://www.heda.al/emergjenca-covid-19

Për informacion teknik dhe të specializuar konsultoni përditësimet shkencore:

Përditësim 1 (këtu)

Përditësim 2 (këtu)

Përditësim 3 (këtu)

Përditësim 4 (këtu)

Përditësim 5 (këtu)

Përditësim 6 (këtu)

Përditësim 7 (këtu)

Përditësim 8 (këtu)