Përse shërben njohja e gjenomit të korona-virusit dhe mutacioneve të tij?

Covid-19 genome

(1) Virusi përhapet duke u replikuar (=shumuar) brenda strehuesit(të prekurit) me shpejtësi.

(2)Transmetimi te strehuesit e rinj, e përsërit procesin e replikimit dhe kjo shënon fillesën e epidemisë.

(3) Ky proces i shpejtë dhe kompleks replikimi i gjenomit (materialit gjenetik) të virusit nuk bëhet pa gabime. Krijohen mutacione (=gabime) që janë bërë gjatë procesit të kopjimit. Këto mutacione rastësore janë të neglizhueshme dhe në shumicën e rasteve pa ndonjë efekt/dobi. Megjithatë, këto mutacione mund të shfrytëzohen me qëllim gjurmimin e ecurisë së epidemisë.

(4) Treguesit gjeografik dhe kohor të përhapjes nuk janë lehtësisht të disponueshëm.

(5) Megjithatë, nëse mostrat gjenomike merren në vende dhe kohë të përcaktuara, mund të ndërtohet një skemë e mutacioneve dhe lidhjeve të tyre me njëra-tjetrën – ose ndryshe një pemë filogjenetike.

(6) Në këtë shembull, virusi nga rasti A është paraardhësi i të gjithë viruseve të kampionuar, bazuar në  filogjenetike.

(7) Gjenomet e virusit nga rastet D dhe E kanë mutacione të ngjashme. Gjenomi i virusit i marrë nga rasti F nuk është identik me ata të rasteve D dhe E, por ka disa mutacione që e bëjnë atë ‘kushëri’ të largët.

(8) Gjenomet e virusit nga rastet B dhe C kanë më shumë mutacione të ngjashme me njëra-tjetrën se sa me çdo gjenom tjetër, kështu që kjo marrëdhënie gjenomikë mund të kuantifikohet dhe vizualizohet filogjenetikisht.

(9)Nëse koha dhe vendndodhja e mostrave analizohen të marra së bashku, është e mundur të skicohet një hartë dhe një ecuri kohore e përhapjes së virusit.

(10) Nëpërmjet kohës dhe vendndodhjes së mostrës gjenomike, mund të krijohet një hartë dhe një grafik kohor për ecurinë e përhapjes.

 

Kliko për të posterin në PDF

Bazuar në përditësimin e përgatitur nga ekipi i zgjeruar anti-COVID i HEDA Albania: https://www.heda.al/artikuj/menaxhimi-epidemiologjik-dhe-klinik-i-covid-19