Progresi i vaksinave ndaj COVID-19: Miratohet vaksina e parë me kusht!

vaksina Covid

Përgatiti:

Ekipi Anti-Covid i Heda Albania*

Përqasja tradicionale e krijimit të vaksinave virale implikon përdorimin e një version të padëmshëm të virusit ose pjesëve të tij në një tretësirë, e cila injektohet në trupin e njeriut.  Megjithatë kjo metodë merr shumë kohë dhe është e ngadaltë. Qasje të reja të inxhinierisë gjenetike, të cilat janë më të shpejta, bëjnë ndërfutjen e elementeve të caktuar gjenomik viral në një tretësirë, por efikasiteti i këtyre metodave është më pak i njohur krahasuar me metodat tradicionale.

Vaksina ka si qëllim ekspozimin e organizmit tonë ndaj një versioni të modifikuar por të padëmshëm të një virusi. Në këtë mënyrë, sistemi imunitar stimulohet dhe ‘stërvitet’ duke prodhuar antitrupa-proteina të cilat njohin specifikisht virusin e vërtetë dhe e ndalojnë atë përpara se të zhvillohet infeksioni.  Me këtë mekanizëm vaksina ndihmon në krijimin e ‘memories imunologjike’ dhe kur organizmi bie në kontakt me virusin e vërtetë, sistemi imunitar ‘kujtohet’ dhe tashmë di si ta luftojë ‘pushtuesin’.

Hulumtuesit shkencorë mund të përdorin metoda të ndryshme për formulimin e një vaksine e cila testohet në mënyrë skrupuloze për  siguri dhe efikasitet përpara se të aplikohet në njerëz. Fazat në të cilat kalon prodhimi i një vaksine janë disa derisa arrihet në miratim. Nga 135 vaksina anti COVID-19 që po testohen në mbarë botën vetëm 1 vaksinë  është miratuar me kusht vetëm për përdorim ushtarak në Kinë.

Për t’u njohur me progresin aktual të vaksinave që po testohen në mbarë botën dhe me vaksinën e re të miratuar ju ftojmë të konsultoni përditësimin e radhës. KLIKO KETU

Ekipi Anti-Covid përbëhet nga: Aldi Pupuleku PhD, Denisa Baci PhD, Erand Llanaj MPH, MSc, PhD(c), Ina Mexhitaj PhD(c), Irma Kuka, Julia Daragjati PhD, Livia Tepshi PhD, Teuta Muhollari PhD(c).