Sa efikase janë vaksinat ndaj Variantit Delta?

vaksinat covid-19

SARS-CoV-2 po evoluon në mbarë botën, duke sjellë variante të reja, të cilat janë shqetësuese në lidhje me rritjen e  transmetueshmërisë, të sëmundshmërisë dhe me mbulimin e tyre me vaksina e me terapi. Varianti që po shqetëson aktualisht është ai Delta, i njohur edhe si B.1.617.2, i cili u shfaq për herë të parë në Indi, dhe derimë tani është detektuar në më shumë se 70 shtete, sipas WHO (1).  Ai ka treguar se është disa herë më infektues se varianti origjinal dhe ngarkesa virale te personat e infektuar është ~1000 herë më e lartë se te personat e infektuar me variantet kur u zbulua virusi (2).

Sa na mbrojnë vaksinat ndaj këtij varianti?

  • Në një studim të publikuar në Nature në qershor të 2021 nga Liu et al.,  20 pacientë tërësisht të vaksinuar, me të dyja dozat e Pfizer-BioNTech, kishin mjaftueshëm antitrupa për të luftuar variantet ekzistuese shkaktare të COVID-19, ndër të cilët dhe variantin Delta (3).
  • Studime të Institutit Francis Crick, Institutit Kombëtar për Kërkime Shëndetësore (NIHR) UCLH (Qëndra e Kërkimeve Biomjekësore) raportuan që mundësitë për të zhvilluar një përgjigje imunitare pas dozës së parë të vaksinës së Pfizer-BioNtech ishin më të ulëta për variantin Delta sesa atë Alpha (i njohur si variant britanik) (4).
  • Në një studim të fundit, të bërë nga Instituti I Shëndetit Publik në Angli (PHE), efikasiteti i vaksinës Pfizer-BioNTech ishte 88% për variantin Delta në krahasim me 93% me atë Alpha (5).
  • I njëjti studim tregoi se efikasiteti i vaksinës ChAdOx1 nCoV-19 (AstraZeneca), ishte 67%. (6)

Sa më shumë që një virus të përhapet, aq më shumë rriten mundësitë që të pësojë mutacione. Fokusi i momentit ështe te variantet ekzistuese të Covid-19. Megjithatë variante të tjera mund të lindin e për këtë arsye, është e rëndësishme që vaksinimi të jetë masiv dhe që shtete të ndryshme të kenë të njëjtin akses në vaksinim.

Referenca

  1. Coronavirus disease (COVID-19) Weekly Epidemiological Update and Weekly Operational Update
  2. https://www.medrxiv.org/content/10.1101/2021.07.07.21260122v1
  3. Liu, J., Liu, Y., Xia, H. et al. BNT162b2-elicited neutralization of B.1.617 and other SARS-CoV-2 variants. Nature (2021). https://doi.org/10.1038/s41586-021-03693-y
  4. Emma C Wall,Mary Wu,Ruth Harvey,Gavin Kelly,Scott Warchal,Chelsea Sawyer,Rodney Daniels,Philip Hobson,Emine Hatipoglu,Yenting Ngai,Saira Hussain,Jerome Nicod,Robert Goldstone,Karen Ambrose,Steve Hindmarsh,Rupert Beale,Andrew Riddell,Steve Gamblin et al. Neutralising antibody activity against SARS-CoV-2 VOCs B.1.617.2 and B.1.351 by BNT162b2 vaccination The Lancet (2021) https://doi.org/10.1016/S0140-6736(21)01290-3
  5. Lopez Bernal J., Andrews N.,  Gower Ch., Gallagher E., Simmons R., Thelwall S., Stowe J., Tessier E., Groves N. , Dabrera G., Myers R., Campbell C., Amirthalingam G., Edmunds M., Zambon M., Brown K., Hopkins S., Chand M., Ramsay M. Effectiveness of COVID-19 vaccines against the B.1.617.2 variant medRxiv 2021.05.22.21257658; doi: https://doi.org/10.1101/2021.05.22.21257658
  6. https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa2108891

Cilat janë simptomat e variantit Delta? Sa i rrezikshëm është ky variant?