Me ndryshimin e stinës rritet mundësia që të frekuentojmë ambjente të mbyllura dhe me njerëz. Në këto raste, të gjitha autoritetet rekomandojnë përdorimin e maskës. Natyrisht lind pyetja se përse duhet mbuluar fytyra me maskë apo me një mbulesë prej rrobe?
Maska duhet përdorur me detyrim në ambjente të mbyllura dhe pa ajrosje. Çfarë ndodh në këto raste? KLIKO për të parë posterin në PDF
Aktivitete si frymënxjerrja,e folura, tështima apo e kollitura shoqërohen me nxjerrjen e një reje gazore e cila mund të udhëtojë deri në:
- 7 metra kur tështijmë
- 6 metra kur kollitemi
- 2 metra kur nxjerrim ajër
Si ndahen spërklat?
Aktualisht po punohet me një sistem ndarje në tre grupe:
- Spërkla me diametër 100 mikron ose më të mëdha. Ato bien në tokë brenda pak sekondave.
- Spërkla dhe Aerozole me diametër më të vogël se 100 mikron. Këto spërkla mund të qëndrojnë në ajër për 30 minuta ose më shumë.
- Aerozole të vogla me diametër 3 mikron ose më pak. Mund të qëndrojnë në ajër për orë të tëra.
Maska pengon që gjatë këtyre aktiviteteve spërklat të mos udhëtojnë në këto largësi e të qëndrojnë në ajër, duke shtuar mundësinë e infektimit.
Duhet theksuar se rryma ajrore e ambientit është faktor madhor në përcaktimin e largësisë që mund të përshkojë spërkla.
Përgatiti: Ekipi i Zgjeruar Anti-COVID*
* Erand Llanaj, MPH, MSc, PhD (c), Denisa Baci, PhD, Aldi Pupuleku Phd, Julia Daragjati PhD, Mirela Kuka PhD, Livia Tepshi PhD,Teuta Muhollari, MPH, MSc, PhD (c), Ina Mexhitaj, PhD, Irma Kuka MSc, Aseda Tena MSc, PhD (c), Lisiena Hysenaj MSc, PhD, Novrus Caushaj MD, MSc, Edvin Zekaj MD, Geriolda Topi MD, PhD (c), Ambra Hyskaj MPH, MSc, PhD (c), Rigers Gjyli MD, , Hamëz Gacaferri, MD, DPhil (c), Drieda Zaçe, MD, MSc, PhD (c), Ilda Hoxhaj, MD, MSc, PhD (c), Eriona Heta, MSc, PhD, Meri Luka MD, Bledi Masati MD, Nertil Petro MD, Genada Sinani, PhD , Gentian Musa PhD