Kohët e fundit të gjithë kemi dëgjuar që variantet e reja të SARS-CoV-2 nuk identifikohen më si varianti anglez, brazilian, indian etj por si varianti Alpha, Beta, Delta etj, duke sjellë konfuzion.
Sistemi i emërtimit të varianteve ndryshoi në Maj të këtij viti, me qëllim shmangien e stigmave dhe vendosjen e një emërtimi sa më të thjeshtë, në mënyrë që të kuptohej dhe nga publiku i gjerë. Pas konsultimit të një grupi të gjerë ekspertësh pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë u vendos emërtimi i tyre sipas alfabetit grek. Ata theksojnë se emërtimi shkencor sipas GISAID nuk ka ndryshuar dhe do vazhdojë të përdoret gjatë kërkimeve shkencore. Edhe pse emërtimet shkencore kanë avantazhet e veta, ata janë të vështira për t’u shqiptuar dhe mund të sjellin keqkuptime.
OBSH sjell në vemendje dy kategori variantesh: 1. Variantet Shqetësuese dhe Variantet që paraqesin interes.
Variantet Shqetësuese:
- Varianti Alpha : Varianti që u identifikua fillimisht në Britaninë e Madhe.
- Varianti Beta : Varianti që u identifikua fillimisht në Afrikën e Jugut.
- Varianti Gamma: Varianti që u identifikua fillimisht në Brazil.
- Varianti Delta: Varianti që u identifikua fillimisht në Indi.
Variantet me Interes:
- Varianti Eta : Variant i identifikuar fillimisht në shumë shtete.
- Varianti Iota: Variant që u identifikua fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Varianti Kappa: Variant që u identifikua fillimisht në Indi.
- Varianti Lambda: Variant që u identifikua fillimisht në Peru.
Kategorizimi i varianteve si më sipër shërben për të cilësuar më pas dhe masat që shtetet duhet të marrin, nëse ndonjë nga këto variante është i pranishëm apo shfaqet rishtazi.
Lexo dhe:
Përditësim epidemiologjik mbi variantin Delta : Gjendja në Shqipëri dhe Kosovë.
Sa efikase janë vaksinat ndaj Variantit Delta?
Cilat janë simptomat e variantit Delta? Sa i rrezikshëm është ky variant?
Referenca:
https://www.who.int/en/activities/tracking-SARS-CoV-2-variants/