Si funksionon imuniteti ynë?

Sistemi imunitar

Sistemi ynë imunitar është mburoja ndaj agjentëve që shkaktojnë sëmundje, siç është aktualisht dhe SARS-CoV-2.  Por si e kryen funksionin e vet ky sistem?

Pengesa e parë që hasin agjentët sëmundje shkaktues( p.sh viruse, baktere, etj) është ajo fizike e lëkurës. Në momentin që SARS-CoV-2, ky virus I panjohur nga trupi ynë,futet në organizëm aktivizohet sistemi imunitar i lindur, një sistem mbrojtës I cili mund të veprojë me shpejtësi. Më pas aktivizohet sistemi imunitar adaptiv ( i fituar), i cili do më shumë kohë për t’u zhvilluar dhe vepruar, por është në gjendje të shenjëstrojë agjentë specifik që shkaktojnë sëmundje.

Për detaje se si funksionojnë këto dy sisteme shikoni figurën më poshtë ose klikoni për të parë posterin në PDF.

Referenca:

Për detaje të mëtejshme në lidhje me mënyrat se si SARS-CoV-2 ndërvepron me sistemin tonë imunitar klikoni përmbledhjen e përgatitur nga ekipi I zgjeruar anti-covid I Heda Albania https://www.heda.al/artikuj/menaxhimi-epidemiologjik-dhe-klinik-i-covid-19