Si Infektohet Sistemi Nervor nga SARS-CoV-2?

Emergjenca Covid 19

Përmbledhur dhe përshtatur në shqip nga:

  • Ina Mexhitaj, PhD (c)

Recensente:

  • Teuta Muhollari, PhD (c)

Mekanizmi i plote i penetrimit të SARS-CoV-2 në sistemin nervor ende nuk është përcaktuar,  por ka dy mundësi që ofrojnë një shpjegim për ketë sundim të tij:

  1. Të shpërndahet përmes qarkullimit të gjakut cerebral, ku rrjedhja e ngadaltë e këtij të fundit në këtë zonë dëmton endoteliumit e kapilarëve.
  2. Të shpërndahet përmes kockës cribriforme afër nervit nuhatës 1, 2.

1. Përhapja e SARS-CoV-2 në sistemin nervor përmes gjakut:

Baig dhe kolegët e tij kanë propozuar që në momentin kur virusi futet në qarkullimin egjakut, ai mund të pushtojë indet neurale ku virusi ndërvepron me receptorët ACE-2 përmes proteinave ‘gjilpëre’ të tij në endoteliumin e kapilarëve të sistemit nervor qendror (Figura 1) 2-4.  Virusi shumëfishohet brenda qeliza nervore, dhe shfaqet në sipërfaqen e tyre si copëza proteinash që njihen më pas si pjesë të huaja nga qelizat imune që mbikëqyrin trurin dhe sulmohen e shkatërrohen prej tyre. Kjo shkakton dëme në indet nervore dhe krijon defiçite që çojnë në manifestimin e simptomave të ndryshme neurologjike në varësi të vendndodhjes së dëmtimit 5-7.

Figure 1. Adaptuar nga Li et al. 2020 Frontiers of Medicine 3: Organet me te rëndësishme dhe rrugët e mundshme te pushtimit te SARS-CoV-2 nga periferia ne sistemin qendror nervor

2. Përhapja e SARS-CoV-2 në sistemin nervor përmes kockës cribriforme afër nervit nuhatës:

Një mekanizëm tjetër i mundshëm është sundimi i terminaleve të nervave periferike nga virusi që më pas mund të futet në sistemin nervor qendror nëpërmjet sinapseve midis neuroneve. Ka evidencë nga eksperimente në kafshë që koronaviruset hyjnë në tru me transferim retrograde (transportohet mbrapsht nga terminali i axonit kundrejt trupit të qelizës dhe dendriteve ku më pas transferohet tek qelizat pre-sinaptike) nëpërmjet llambës nuhatëse dhe arrin ne tru 7 ditë mbas infeksionit (Figura 2) 3,6-8. Gjithashtu, gjatë fazës së viremias (shumëfishimit dhe daljes së virusit nga qelizat për t’u futur në të tjera qeliza) dëmtimi i barrierës hematoencefalike mundëson kalimin e virusit në tru.

                                               Figure 2. Adoptuar nga Memorja Njerëzore 8

Nuk dihet akoma nëse manifestime neurologjike të SARS-CoV-2 janë rezultat direkt i vetësisë neurosunduese të virusit apo indirekte që shkaktojnë dëmtimin multi-organik dhe një biokimi të çrregulluar, por mund të jetë kombinim i të dyjave 4. Ndonëse akoma e paqartë, mendohet se sindroma inflamatore sistematike shkakton një sasi të madhe citokinash pro-inflamatore dhe radikaleve te lirë te cilat ndikojnë në mikro-qarkullimin e sistemit nervor qëndror dhe atij periferik duke ulur kështu oksigjenin dhe qarkullimin e lëndëve ushqyese 3, 4, 9, 10.

Referencat:

  1. Montalvan V, Lee J, Bueso T, De Toledo J, Rivas K. Neurological manifestations of COVID-19 and other coronavirus infections: A systematic review. Clin Neurol Neurosurg. 2020;194:105921. doi:10.1016/j.clineuro.2020.105921
  2. Baig AM, Khaleeq A, Ali U, Syeda H. Evidence of the COVID-19 Virus Targeting the CNS: Tissue Distribution, Host-Virus Interaction, and Proposed Neurotropic Mechanisms. ACS Chem Neurosci. 2020;11(7):995-998. doi:10.1021/acschemneuro.0c00122
  3. Li Z, Liu T, Yang N, et al. Neurological manifestations of patients with COVID-19: potential routes of SARS-CoV-2 neuroinvasion from the periphery to the brain [published online ahead of print, 2020 May 4]. Front Med. 2020;1-9. doi:10.1007/s11684-020-0786-5
  4. Whittaker A, Anson M, Harky A. Neurological Manifestations of COVID-19: A systematic review and current update. Acta Neurol Scand. 2020;142(1):14-22. doi:10.1111/ane.13266
  5. Avindra Nath. Neurologic complications of coronavirus infections. Neurology May 2020, 94 (19) 809-810; DOI: 10.1212/WNL.0000000000009455
  6. Berger JR. COVID-19 and the nervous system. J Neurovirol. 2020;26(2):143-148. doi:10.1007/s13365-020-00840-5
  7. Herman C, Mayer K, Sarwal A. Scoping review of prevalence of neurologic comorbidities in patients hospitalized for COVID-19 [published online ahead of print, 2020 Apr 28]. Neurology. 2020;10.1212/WNL.0000000000009673. doi:10.1212/WNL.0000000000009673
  8. Human Memory: https://human-memory.net/olfactory-bulb/
  9. Zhou, Wu L, Ni F, Ji W, Wu J, Zhang H. Critical illness polyneuropathy and myopathy: a systematic review. Neural Regen Res. 2014;9:101–10.
  10. Ahmad I, Rathore FA. Neurological manifestations and complications of COVID-19: A literature review. J Clin Neurosci. 2020;77:8-12. doi:10.1016/j.jocn.2020.05.017