Skip to content
Heda
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Artikuj
  • Kontakt
  • Ekipi Ynë
  • Emergjenca Covid-19
Kontaktoni me ne
Kontaktoni me ne

Si munden masat qeveritare të zbusin përhapjen e COVID-19?

By Julia Daragjati PhDIn Emergjenca Covid-19Posted 13/04/2020

Përmbledhur nga AIRinforma dhe përshtatur në shqip nga:

•           Julia Daragjati, PhD

Recensente:

•           Teuta Muhollari, PhD (c)

Gjatë pandemisë COVID-19, përvoja kineze tregoi se si: karantina, distancimi social dhe izolimi i popullatave të infektuara, mund të ngadalësojnë përhapjen e menjëhershme të virusit. Sidoqoftë, për COVID-19 shumë karakteristika janë ende të panjohura.

Konsiderata:

• R0: numri mesatar i infeksioneve dytësore të shkaktuara prej një individi që është i infektuar. Ky tregues vlerëson “shpejtësinë e përhapjes” së virusit në popullatë. Zakonisht, për zhvillimin për zhvillimin e një epidemie, R0>1, megjithatë kjo varet edhe nga faktorë të tjerë kontekstual(psh. masat, reagueshmëria e sistemit epidemiologjik etj).

Në fazet e hershme të epidemisë në Kinë, R0 ishte pothuajse 2.5, gjë që parashikoi infektimin e afërsisht 60% të popullsisë. ky ishte skenari më i ashpër nëse kemi parasysh vlerën e R0=1, por ka edhe më keq pasi fruthi e ka R0 12-18; Lija 10-12; Poliomeliti 5-7; Shytat 4-7. Megjithatë, R0 është një tregues fluid që orbiton rreth vlerës bazë dhe ndikohet shumë nga faktorë të caktuar, si psh:

1. Distancimi fizik.

2. Masat frenuese që reduktojnë përhapjen e virusit.

3. Largësia dhe shkëputja nga popullsia e dendur e disa komuniteteve të largëta me probabilitet të ulët për tu ekspozuar.

4. Pasiguritë në lidhje me transmetimin tek fëmijët, etj.

Ndërkohë që epidemia përhapej, numri i riprodhimit efektiv R(është numri mesatar i rasteve dytësore për raste të infektuara në popullatë duke marrë parasysh edhe individët suseptibël [që kanë gjasa të preken nga infeksioni] edhe personat jo suseptibël) zvogëlohej <1 për shkak të zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të individëve të painfektuar ose për shkak të ndikimit të masave të ndërmarra.

Elementë të rëndësishëm që ndikojnë në vlerësimet e R0 janë kryesisht:

  • Shpejtësia e shpërndarjes fillestare të epidemisë
  • Koha mesatare e infektimit (koha e nevojshme që një person i infektuar të infektojë një tjetër, e vlerësuar nga 4.4 në 7.5 ditë) dhe
  • Kohëzgjatja e epidemisë.

Cila është shkalla e fatalitetit (Case Fatality Rate-CFR)?

Për të njohur numrin e vërtetë të fatalitetit na duhet të dimë numrin e vërtetë të të infektuarve. Deri më tani, nuk ka studime serologjike në shkallë të gjerë që të kapin/detektojnë antitrupat specifikë të COVID-19. Vlerësimet më të mira sugjerojnë një rast fatalitet prej 0.3-1% , i cili është më i lartë se rast fataliteti i gripit sezonal (influenca A: 0,1%).

A fillon infeksioni para shfaqjes së simptomave?

Periudha e inkubacionit të COVID-19 është rreth 5-6 ditë dhe kulmi i epidemisë ndoshta mund të ndodhë në fund të periudhës së inkubacionit. Dhe pikërisht kjo kohë (1-2 ditë para shfaqjes së simptomave) mund të shërbejë si koha që i jep mundësinë virusit të transmetohet nga një person në tjetrin.

Sa raste janë asimptomatike?

Vlerësimet tregojnë se rreth:

  • 80% e individëve me COVID-19 janë asimptomatikë ose me simptoma të lehta;
  • 14% paraqiten në stad më të rëndë dhe
  • 6% janë raste kritike, gjë që lë të nënkuptohet se kontrolli i bazuar në shfaqjen e simptomave mund të jetë i pamjaftueshëm.

Sa zgjat periudha e infektimit?

Mund të zgjasë 10 ose më shumë ditë pas inkubacionit.

A do të ndikojnë stinët në transmetim?

Efekti që kanë stinët në transmetimin e virusit është i panjohur, megjithatë me një R0 fillestare prej 2-3, përgjatë muajve të ngrohtë të verës në hemisferën e veriut jo domosdoshmërisht do të ketë ulje të transmetimit të virusit ashtu si kundër ndodh me gripin sezonal (influenca A) që zakonisht ka një R0  afërsisht 1.1-1.5. Të dhënat nga hemisfera jugore do të jenë të dobishme gjithashtu në vlerësimin se sa shumë sezonaliteti mund të influencojë transmetimin e COVID-19.

Në këto kushte, epidemiologët nevojiten të ndihmojnë politikbërësit për të vendosur masat kryesore të zbutjes së përhapjes së infektimit të popullatës nëpërmjet:

• minimizimit të niveleve të sëmundshmërisë/vdekshmërisë

• shmangies së mbingarkimit të sistemit e kujdesit shëndetësor

• mbajtjes së efekteve ekonomike në një nivel të menaxhueshëm

• sheshimit të kurbës së epidemisë në pritje të vaksinimit dhe/ose të prodhimit të terapive antivirale.

Proçesi i zhvillimit të një vaksine do të duhet të marrë 12-18 muaj kohë deri në momentin që vaksina të arrijë prodhimin në shkallë të gjerë.

Në Kinë, u morën disa masa për të zvogëluar R0 nga vlera fillestare 2.5, të cilat bënë të mundur uljen e transmetimit të virusit me 60%. Sa më shumë të zvogëlohet transmetimi, aq më shumë do të sheshohet kurba e epidemisë.

Masat e kontrollit të cilat u ndërmorën përfshinë:

• Mbylljen e shkollave

• Parandalimin e krijimit të turmave të njerëzve

• Karantinën vullnetare/e detyrueshme

• Izolimin e fshatrave dhe qyteteve

• Monitorimin e kontakteve në fazën e hershme të shpërhapjes. Në fazën e përparuar të epidemisë kjo është e vështirë të arrihet për arsye logjistike.

• Distancimin social të të moshuarve dhe personave me shumë patologji ekzistuese. Kjo masë shërben kryesisht për të zvogëluar vdekshmërinë tek popullata e moshuar.

Impakti i masave të izolimit social ndikohet nga:

1. Përqindja e të infektuarve me simptoma të buta dhe vetë-izolimi efektiv.

2. Vetë-izolim i shpejtë në fillimin e simptomave.

3. Koha midis fillimit të simptomave dhe mundësisë së transmetimit të infeksionit në këtë fazë.

Pikat kryesore me prioritet të lartë duhet të jenë :

1. Shkurtimi i kohës prej fillimit  të simptomave dhe vetë-izolimit.

2. Ulje e transmetimit të virusit në ambjentin familjar.

3. Mbështetje e diagnozës dhe terapisë në kushtet e shtëpisë.

4. Përballimi i pasojave ekonomike nga mungesa e punës.

Sjellja individuale dhe masat e ndërmarra nga qeveritë janë thelbësore në zbutjen e ashpërsisë së epidemisë.

Gjatë shpërthimit të Ebolës (2014-2016), vdekjet nga patologjitë e tjera u rritën për shkak të mbipërdorimit të reparteve spitalore dhe vdekjeve në personelin shëndetësor. Këto evente/eksperienca nënvizojnë fort rëndësinë e mbështetjes së strukturave spitalore dhe mbrojtjes efektive të personelit nga infektimi prej patogjenëve sëmundjeshkaktues. Nuk është ende e qartë se cilat janë strategjitë e komunikimit dhe cilat janë masat e distancimit social që duhet të ndërmerren për të zvogëluar në mënyrë maksimalisht efektive transmetimin. Pragmatizmi është i nevojshëm për të zbatuar masat aktuale të distancimit social dhe karantinës. Vazhdimi i mbledhjes së të dhënave dhe analiza epidemiologjike do të jenë pjesë thelbësore për të kuptuar ndikimin e masave zbutëse dhe strategjive efektive, pa harruar edhe menaxhimin sa më të mirë klinik të pacientëve që janë në gjendje më të rëndë.

Artikulli origjinal i publikuar më 6 Mars 2020: Anderson RM, Heesterbeek H, Klinkenberg D, Hollingsworth TD. How will country-based mitigation measures influence the course of the COVID-19 epidemic? Lancet. 2020 Mar 9. pii: S0140-6736(20)30567-5.

Tags: COVID-19distancim socialebolaepidemiizolimkarantinepandemivaksina
jdaragjati

Julia Daragjati PhD

Post navigation

Previous
Previous

Dëmtimi i mëlçisë nga COVID-19: Sfidat dhe menaxhimi

Next
Next

A ka lidhje mes vaksinës së tuberkulozit (BCG) dhe ashpërsisë së sëmundjes COVID-19?

Related Posts

vaksina-mARN
05/03/2021
Pikëpyetjet mbi kryerjen apo jo të vaksinës
COVID-19 i zgjatur
03/03/2021
Çfarë ndodh nëse një variant bëhet dominant?
vaksina-mARN
01/03/2021
Kam kaluar COVID-19, duhet të vaksinohem?
Evolucioni SARS-Cov-2
23/02/2021
Variantet e reja: Si shtohen? A janë më të rrezikshëm?
Probleme me shëndetin? Mos hezito, kërko informacion!
Kontaktoni me ne
Kontaktoni me ne
Faqet
  • Rreth Nesh
  • Shërbimet
  • Misioni
  • Bashkëpunëtorë
  • Kontakt
  • Shëndet
  • Mirëqënie
  • Psikologji
  • Edukim
  • Personazh
Keni nevojë për ndihmë?
  • Address: Rruga Islam Alla, P. 7/2
  • Tirane, Albania
  • Orari: Mon–Sat: 08:00–18:00
  • E-mail: info@heda.al
Regjistrohu në Newsletter

Regjistrohuni dhe qëndroni të përditësuar me informacionet më të reja. Artikujt më interesant tek ju!

Regjistrohu!

Na ndiqni:

Facebook
Twitter
Instagram
Youtube
Linkedin
VINI RE: Informacionet mjekësore të përcjella nga HEDA kanë si qëllim informimin e pacientëve. Ato nuk zëvendësojnë kontaktin direkt mes pacientit dhe mjekut. Nuk kanë për qëllim përcaktimin e diagnozave apo planeve të trajtimit.