Si ndikon konsumi i alkoolit në shëndet?

pije alkolike

Alkooli etilik (etanoli) është përbërësi kryesor i pijeve alkoolike. Ai është përgjegjësi kryesor për problemet shëndetësore që lidhen me konsumin e alkoolit, pavarësisht nëse konsumohet në formën e verës, birrës apo pijeve të forta alkoolike (mbi 40% volum alkool).

Substancat e tjera toksike, të cilat mund të kenë erë të ngjashme me alkoolin etilik, mund t’ju shtohen pijeve të falsifikuaratë cilat mund të jenë prodhuar në forma të jashtëligjshme apo informale; ose mund të jenë të pranishme në produktet alkoolike, të cilat nuk janë prodhuar për qëllime konsumi, si p.sh. dezinfektantët. Përbërësit e shtuar (siç mund të jetë metanoli) mund të rezultojnë me vdekje, qoftë edhe në doza shumë të vogla (gjithashtu mund të shkaktojnë verbëri, probleme me veshkat, intoksikim, etj.). Për shkak të mendësive apo besimeve që alkooli ka efekt mbrojtës ndaj COVID-19 janë shënuar raste vdekjeje në vende të ndryshme të botës (shihni një prej lajmeve këtu). Vdekje këto që mund të shmangeshin me informimin e duhur!

Efektet kryesore të alkoolit janë:

  • Konsumi i alkoolit ka efekte afatshkurtra dhe afatgjata shëndetësore, që prekin thuajse gjithë organet e trupit tuaj. Përgjithësisht, faktet shkencore tregojnë se nuk ka një kufi të sigurtë (dozë të sigurtë) – për më tepër, rreziku i dëmtimit të shëndetit tuaj shtohet me çdo pije që ju konsumoni.
  • Konsumi i alkoolit (e veçanërisht në sasi të tepruara), dobëson sistemin imunitar , e për rrjedhojë dobëson aftësinë e organizmit tonë për t’u përballur me sëmundjet infektive.
  • Konsumi i alkoolit, madje edhe në sasi fare të vogla, është i lidhur me lloje të ndryshme kanceri.
  • Konsumi i alkoolit shtrembëron mënyrën tuaj së të menduarit, gjykuarit, sjellurit dhe vendim-marrjen.
  • Konsumi i alkoolit (edhe në sasi të moderuara) gjatë shtatzënisë përbën një rrezik të jashtëzakonshëm për foshnjën ende të pa lindur.
  • Konsumi i alkoolit mund të shtojë rrezikun, shpeshtësinë dhe ashpërsinë përsjellje të dhunshme apo agresive(si p.sh.: dhunimi i partnerit intim, dhunim seksual, dhunim i të rinjve, abuzim me të moshuarit dhe dhunë e ushtruar tek fëmijët).
  • Konsumi i alkoolit shton rrezikun për vdekje apo lëndime prej aksidenteve rrugore, rënieve nga lartësitë ose mbytjet (në det, liqen, pishina).
  • Konsumi i tepruar i alkoolit shton rrezikun për Sindromën e Distresit Respirator Akut, një prej komplikacioneve më të shpeshta dhe të ashpra të infeksionit COVID-19.
Referenca:
  • Shield, K., et al., National, regional, and global burdens of disease from 2000 to 2016 attributable to alcohol use: a comparative risk assessment study. The Lancet Public Health, 2020.
  • Pál, L., et al., Aliphatic alcohol contaminants of illegally produced spirits inhibit phagocytosis by human granulocytes. Immunopharmacology and immunotoxicology, 2013. 35(2): p. 251-256.
  • Bujdosó, O., et al., Is there any difference between the health risk from consumption of recorded and unrecorded spirits containing alcohols other than ethanol? A population-based comparative risk assessment. Regulatory Toxicology and Pharmacology, 2019. 106: p. 334-345.
  • Szucs, S., et al., Could the high level of cirrhosis in central and eastern Europe be due partly to the quality of alcohol consumed? An exploratory investigation. Addiction, 2005. 100(4): p. 536-542.
  • Lachenmeier, D.W.; Walch, S.G. Composition of alcoholic beverages-an under-researched dimension in the global comparative risk assessment. Addiction 2017, 112, 1002-1003. doi:10.1111/add.13790
  • International Agency for Research on Cancer (IARC,2007) Monographs on the Evaluation of Carcinogenic Risks to Humans, Vol. 96, Alcoholic Beverage Consumption and Ethyl Carbamate (Urethane). Lyon, France
  • World Health Organization, Global status report on alcohol and health 2018. 2019, Geneva, Switzerland: World Health Organization.
  • Battaglia R, Conacher HBS, Page BD. (1990) Ethyl carbamate (urethane) in alcoholic beverages and foods: A review. Food Addit Contam 7:477–96.