Cilat janë simptomat e variantit Delta? Sa i rrezikshëm është ky variant?

varianti delta

  • Varianti Delta, i njohur edhe si B.1.617.2, u shfaq për herë të parë në Indi, dhe deri më tani është detektuar në më shumë se 70 shtete sipas WHO (1).
  • Varianti Delta i SARS-COV-2  po shfaqet më infektues se variantet e deritanishme dhe po sjell efekte serioze. Shqetësimi ngrihet sidomos për personat e pavaksinuar dhe për ata që kanë një sistem imunitar më të dobët.
  • Simptomat më të zakonshme të shfaqura pas infektimit me variantin Delta janë: temperaturë, dhimbje koke, kollë dhe rrufë.

Cilat jane simptomat që shkakton Varianti Delta?

  • Temperatura e lartë është simptoma e vënë re më shpesh. Niveli i virusit në trup (ngarkesa virale) është më i lartë senë rastin e varianteve të mëparshme. Njerëzit e infektuar me Variantin Delta, fillojnë të shfaqin simptoma serioze në një kohë më të shkurter (3-4 ditë).
  • Ne Angli, ku varianti Delta përbën 91% të rasteve të reja të infektuara (2), simptomat më shpesh të hasura janë: dhimbja e kokës, tharje fyti dhe rrufë (3).
  • Personat në moshë të re mund ta kalojnë në formën e një gripi ose pa simptoma, por ata mund ta transmetojnë virusin te personat më vulnerabël dhe te ato që nuk kanë përfunduar ende ciklin  vaksinimit.
  • Ashtu si dhe për variantet e tjera, duhet treguar kujdes i vecantë kur shfaqen simptoma më serioze si : kollë, marrje fryme, lodhje ose humbje e shijes apo nuhatjes (3).

Sa infektues është Varianti Delta?

Varianti Delta është 30-60% më infektues sesa varianti Alpha (që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar). Ky i fundit po ashtu ka treguar të jetë 30-60% më infektues sesa varianti origjinal që doli për herë të parë në Wuhan, Kinë (4)

variante koronavirus

Sa të rënda janë pasojat e infektimit nga Varianti Delta në krahasim me Variantet e tjera?

  • Nga të dhënat e fundit të vëzhguara nga Instituti i Shëndetit Publik në Angli (PHE), varianti Delta mund të shtojë rrezikun e rasteve të rënda që kërkojnë shtrim në spital, në krahasim me variantin Alpha (5).
  • Në një analizë të bërë nga ky institut (PHE) në më shumë se 38,000 raste të prekura nga Covid-19 në Angli, personat e prekur nga varianti Delta kishin një incidencë 2.61 herë më të lartë, për t’u shtruar në spital (6)

Referenca:

  1. Coronavirus disease (COVID-19) Weekly Epidemiological Update and Weekly Operational Update
  2. Highly Contagious Delta Variant Now Makes Up 91% Of U.K.’s New Covid Cases—And Is ‘Poised To Take Hold’ In Europe, WHO Warns.
  3. Symptoms of COVID-19 CDC 24/7
  4. Five Graphics that show the Delta Variant’s Threat Felter and Rosenthal Council on Foreign Relations 21 July 2021
  5. News story- Confirmed cases of COVID-19 variants identified in UK July 2021
  6. SARS-CoV-2 variants of concern and variants under investigation in England Public Health England June 2021