Takim me pioneren që na dhuroi vaksinën e Pfizer-Biontech

Pfizer-Biontech

Dr. Katalin Karikó, kur  pёrfundoi studimet universitare nё vitet 70’, zbuloi diçka, e cila iu shndёrrua nё obsesionin e karrierёs sё saj: ARN –ja mesazhere. ARN-ja mesazhere ёshtё njё ‘manual’ gjenetik, qё transporton udhёzimet e ADN-sё dhe i vё nё dispozicion tё makinerive proteinë-prodhuese tё qelizave tona. Dr Kariko e pa kёtё molekulё si njё ‘recetё’ pёr tё krijuar njё klasё tёrёsisht tё re terapeutike.

Ajo besoi te potenciali i ARN-sё mesazhere dhe pёr mё shumё se 35 vite punoi qё tё gjente njё aplikim terapeutik pёr kancerin, sёmundjet e zemrёs apo goditjen cerebrale. Nё momentin qё sfida e koronavirusit u shfaq nё horizontin shkencor, obsesioni i saj me ARN-nё mesazhere do tё krijonte mburojё pёr miliarda njerёz dhe do tё shpёtonte miliona e jetё.

Nё takimin me bashkёpunёtorin tonë, Dr. Shk. Erand Llanaj, Dr. Karikó diskutoi pёr rrugёtimin e saj shkencor dhe fuqinё qё bashkёpunimi ka nё botёn shkencore. Tashmё teknologjia mARN nuk ёshtё mё njё shpresё, por njё realitet! Faleminderit Dr. Katalin Karikó pёr kontributin tёnd!