Kërkues shkencor nga e gjithë bota janë duke zhvilluar më shumë se 135 vaksina për koronavirusin e ri SARS-CoV-2. Vaksinat zakonisht kërkojnë vite të tëra hulumtimesh shkencore dhe testime rigoroze përpara se të mbërrijnë tek faza e përdorimit në njerëz. Megjithatë, si asnjëherë më parë në historinë e njerëzimit shkencëtarët janë duke garuar për të prodhuar një vaksinë të sigurtë dhe efektive deri në fillim të vitit tjetër.
Në këtë përditësim të HEDA Albania do të përmblidhet i gjithë informacioni i nevojshëm dhe i përshtatshëm mbi gjendjen aktuale të hulumtimeve për vaksinat që janë duke u testuar për COVID-19. Këtu do të paraqesim vetëm ato vaksina, të cilat në gjykimin tonë janë premtuese dhe që kanë dhënë prova të paktën në eksperimente me linja qelizore dhe/ose kafshë eksperimentale.