Variantet e reja: Si shtohen? A janë më të rrezikshëm?

Evolucioni SARS-Cov-2

Gjithandej flitet për variantet e reja dhe rrezikshmërinë që ato paraqesin në popullatë. Natyrshëm lind pyetja: Nga se shkaktohen dhe pse janë shtuar gjatë një periudhe të shkurtër disa mujore nga njëri-tjetri?

Ky virus, edhe pse të jep përshtypjen që pëson më shumë mutacione, ndryshon katër herë më ngadalë brenda vitit në krahasim me virusin e gripit stinor. Mund të kemi hasje të varianteve të reja, por kjo për shkak se survejanca gjenomike i ka zbuluar dhe i ka karakterizuar ndryshimet në mënyrë kumulative (=të grumbulluara) pas më shumë se një viti dhe mes më shumë se 100 milionë rasteve me COVID-19. Në parim sa më shumë kohë të kalojë dhe sa më shumë raste të kemi, aq më shumë shtohen gjasat për të gjetur variante ndryshe.

Çfarë të përbashkëte kanë variantet e reja? A kanë ndikuar në rritjen e vdekshmërisë dhe të agresivitetit të sëmundjes?

Aktualisht e gjithë bota po flet për tre variantet më të përhapura për momentin, ai Britanik, i Afrikës së Jugut dhe Brazilit,duke menduar që të tre infektojnë më shumë.

Për të shmangur çfarëdolloj stigme potenciale le ti referohemi si varianti i identifikuar në Britani, dhe jo Britanik pasi viruset nuk kanë kombësi! Këto variante kanë të përbashkët numrin e lartë të mutacioneve (17, 21 dhe 23 përkatësisht) siç shihet dhe te tabela përmbledhëse. Nëse infektojnë më shumë është një pyetje pak e gjerë dhe ende nuk ka prova shkakësore për ta vërtetuar. Ajo që kemi për momentin janë rezultate nga modele epidemiologjike të kompjuterizuara dhe eksperimente në linja qelizore dhe kafshë eksperimentale. Të gjitha këto prova demonstrojnë që kur këto variante bien në kontakt me veshjen e brendshme epiteliale të hundës, janë në gjendje të ‘lidhen’ më mirë me receptorët e qelizave tona në krahasim me variante të tjera ose variantet wildype (=i natyrshmi). Si rrjedhojë, replikohen më mirë dhe koha e eliminimit të tyre është modestisht më e zgjatur. Mirëpo, siç edhe e kuptoni nëse ne biem në kontakt me virusin (pa maskë, pa larë duart dhe pa mbajtur distancë), pak rëndësi ka varianti, pasi rrezikohemi po njësoj nga COVID-19 – duke qenë se vdekshmëria apo agresiviteti nuk ka ndryshuar. Nëse infektohesh me cilindo variant ke po njësoj shanse të shtrohesh në spital sa gjithë të tjerët.

Referencat:

1. Zhang  W, Davis  BD, Chen  SS,  et al.  Emergence of a novel SARS-CoV-2 strain in Southern California.   JAMA. Published online Mars 11, 2021. doi:10.1001/jama.2021.1612

2. Nextstrain. AksesuarMars 8, 2021. https://nextstrain.org/

3. PANGO lineages. AksesuarMars 8, 2021. https://cov-lineages.org

4. Korber  B, Fischer  WM, Gnanakaran  S,  et al; Sheffield COVID-19 Genomics Group.  Tracking changes in SARS-CoV-2 spike: evidence that D614G increases infectivity of the COVID-19 virus.   Cell. 2020;182(4):812-827.e19. doi:10.1016/j.cell.2020.06.043

5. Yurkovetskiy  L, Wang  X, Pascal  KE,  et al.  Structural and functional analysis of the D614G SARS-CoV-2 spike protein variant.   Cell. 2020;183(3):739-751.e8. doi:10.1016/j.cell.2020.09.032

6. Hou  YJ, Chiba  S, Halfmann  P,  et al.  SARS-CoV-2 D614G variant exhibits efficient replication ex vivo and transmission in vivo.   Science. 2020;370(6523):1464-1468. doi:10.1126/science.abe8499

7. Rambaut  A, Loman  N, Pybus  O,  et al; COVID-19 Genomics Consortium UK. Preliminary genomic characterisation of an emergent SARS-CoV-2 lineage in the UK defined by a novel set of spike mutations. Virological.org. Posted December 18, 2020. AksesuarJanuary 3, 2021. https://virological.org/t/preliminary-genomic-characterisation-of-anemergent-sars-cov-2-lineage-in-the-uk-definedby-a-novel-set-of-spike-mutations/563

8. Horby P, Huntley C, Davies N, et al. Paper from the New and Emerging Respiratory Virus Threats Advisory Group (NERVTAG) on new coronavirus (COVID-19) variant B.1.1.7. Posted January 21, 2021. AksesuarMars 8, 2021. https://assets.publishing.service.gov.uk/government/uploads/system/uploads/attachment_data/file/955239/NERVTAG_paper_on_variant_of_concern__VOC__B.1.1.7.pdf

9. Tegally  H, Wilkinson  E, Giovanetti  M,  et al.  Emergence and rapid spread of a new severe acute respiratory syndrome-related coronavirus 2 (SARS-CoV-2) lineage with multiple spike mutations in South Africa.   medRxiv. Preprint published online December 22, 2020. doi:10.1101/2020.12.21.20248640

10. Wibmer  CK, Ayres  F, Hermanus  T,  et al.  SARS-CoV-2 501Y.V2 escapes neutralization by South African COVID-19 donor plasma.   bioRxiv. Preprint published online January 19, 2021. doi:10.1101/2021.01.18.427166

11. Wu  K, Werner  AP, Moliva  JI,  et al.  mRNA-1273 vaccine induces neutralizing antibodies against spike mutants from global SARS-CoV-2 variants.   bioRxiv. Preprint published online January 25, 2021. doi:10.1101/2021.01.25.427948

12. Ho  D, Wang  P, Liu  L,  et al.  Increased resistance of SARS-CoV-2 variants B.1.351 and B.1.1.7 to antibody neutralization.   Res Sq. Preprint published online January 29, 2021. doi:10.21203/rs.3.rs-155394/v1

13. Johnson & Johnson announces single-shot Janssen COVID-19 vaccine candidate met primary endpoints in interim analysis of its phase 3 ENSEMBLE trial. Johnson & Johnson. Posted January 29, 2021. AksesuarMars 8, 2021. https://www.jnj.com/johnson-johnson-announces-single-shot-janssen-covid-19-vaccine-candidate-met-primary-endpoints-in-interim-analysis-of-its-phase-3-ensemble-trial 14. Novavax COVID-19 vaccine demonstrates 89.3% efficacy in UK phase 3 trial. Novavax. Posted January 28, 2021. AksesuarMars 8, 2021. https://ir.novavax.com/news-releases/news-release-details/novavax-covid-19-vaccine-demonstrates-893-efficacy-uk-phase-3