Kur lexojmë analizat, vlerat që na tërheqin më shumë vëmendjen janë ato të glukozës, hekurit apo kolesterolit. Por parametrat që ndikojnë në funksionimin e veshkave janë po aq të rëndësishme sa të tjerat. Këto parametra dhe vlerat e tyre ideale janë:
- Kreatinina: Nga 0,6 deri në 1,2 mg/dl
- Urea: Nga 7 deri në 20 mg/dl
- Natriumi (Na): Nga 135 deri në 145 mili mol për litër (mmol/L)
- Kaliumi (K): Nga 3,5 deri në 5,2 mmol/L
Nga të gjitha, vlera më e rëndësishme është Kreatinina, një proteinë muskulare që qarkullon në gjak, filtrohet nga veshkat dhe eliminohet me anë të urinës. Në qoftë se nivelet e saj janë të larta atëherë do të thotë që veshkat nuk janë duke e filtruar atë ashtu siç duhet. Kjo gjë mund të jetë gjithashtu tregues që kemi zhvilluar një insufiçencë renale.
Urea, është mbetje kimike që prodhohet si pasojë e shpërbërjes së proteinave, për këtë
arsye lidhet në mënyrë direkte me sasinë e proteinave që marrim me anë të ushqimit. Veshkat janë organi përgjegjës për filtrimin dhe eliminimin e uresë nga gjaku. Në momentin që veshkat nuk funksionojnë mirë, sasia e uresë në gjak rritet (uremi). Kjo gjendje shkakton shqetësime në aparatin tretës duke u shoqëruar me të vjella dhe në rastet më të rënda mund të çojë në çrregullime në nivelin e vetëdijes.
Edhe nivelet e Natriumit (Na) dhe Kaliumit (K) që shfaqen tek analizat janë tregues që duhen patur parasysh. Variacionet në vlerat e tyre mund të shkaktohen si pasojë e marrjes së substancave diuretike për të trajtuar kushte shëndetësore të ndryshme dhe që shtojnë prodhimin e urinës.
Shënim: Vlerat e latpërmendura janë ato të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (www.who.int), por mund të pësojnë variacione të vogla në bazë të referencës së çdo laboratori.
Si ti lexojmë dhe interpretojmë analizat e gjakut?
Glukoza: A jemi te rrezikuar nga diabeti?
Yndyrnat: A po i monitorojmë ato siç duhet?