Me kalimin e viteve lëkura bëhet më e hollë dhe e dehidratuar.
Sasia e kolagjenit dhe elastinës në inde ngadalë vjen duke u pakësuar dhe rrudhat fillojnë të shfaqen në fytyrë. Acidi hialoronik me viskozitet të ulët mund të aplikohet si një mbështetje për lëkurën e tharë.
Trajtimi me Mezoterapi mbush sipërfaqen e lëkurës me depozita të vogla të acidit hialoronik. Për shtatë ditë molekulat e acidit hialuronik, në mënyrë të vazhdueshme, lidhin molekulat e ujit dhe lëkura gradualisht bëhet më e hidratuar dhe me më shumë shkëlqim. Trajtimi i jep asaj lagështi dhe volum shtesë.
Me kalimin e kohës, një sasi shtesë e kolagjenit dhe elastinës sintetizohet në mënyrë të natyrshme.
Procedura e Mezoterapisë me acid hialuronik është e këshillueshme të aplikohet tre herë (nga një herë në muaj) dhe pastaj edhe një herë tjetër shtesë (pas gjashtë muajsh).
- Rezultatet e trajtimit janë të dukshme menjëherë.
Edhe lëkura që para trajtimit dukej e trashur, e plakur dhe e lodhur, bëhet e butë në prekje, që pas aplikimit të parë.
- Efekti i këtij trajtimi zgjat deri në 2 vjet.
Ky trajtim jep rezultate të jashtëzakonshme edhe në rigjenerimin dhe hidratimin e lëkurës së qafës dhe të duarve.