Ujë i aromatizuar
Në 1 litër ujë mineral shtoni një limon të shtrydhur, pak xhinxher të freskët të grirë, disa gjethe mendërze (dhjosmë) ose borziloku. Mund të shtoni disa feta kastraveci te prera imët. Vihet në frogorifer dhe konsumohet disa orë më mbrapa ose të nesërmen.
Pije e freskët shalqi-pjepër me xhinxher
Në një blender ose mikser përzihen : 250 gr mpjepër dhe 500 gr shalqi tw qeruar dhe te prerë ne copa, 50 gr spinaq i freskët, 2 cm xhinxher i freskët, 2-3 copa akulli. Hidhet përsipër pak arrë moskat pluhur përpara servirjes.
Supe e ftohtë
Në nje blender ose mikser përzihen : 600 gr domate të bëra te cilave u hiqet cipa, ¼ kastravec I qeruar, ¼ spec i kuq, 1 thelb hudher, 2 lugë gjelle vaj ulliri, disa gjethe borzilok, pak kripë dhe piper. Lëreni në frigorifer të paktën 3 orë para se ta konsumoni.
Lexoni edhe: Çfarë ushqimesh të konsumojmë në ditët e nxehta?