Çfarë është shpatulla e ngrirë?

shpatulla e ngrire

Shpatulla e ngrirë u përshkrua për herë të parë nga francezi Duplay në 1896 (‘periarthritis scapulohumerale’), por termi ‘frozen shoulder’ (shpatulla e ngrirë) u prezantua më vonë nga Codman në 1934. Pavarësisht nga fakti se kjo sëmundja është përshkruar në ortopedi për më shumë se 120 vjet, shkaku (patogjeneza) është ende e panjohur, kështu që opsionet aktuale terapeutike janë nënoptimale dhe një udhëzues i qartë për trajtimin mungon.

Dhimbja e shpatullave është një ndër ankesat më të zakonshme muskuloskeletore me të cilën pacientët paraqiten tek mjeku i familjes.1 Shpatulla e ngrirë është një shkak i njohur i kësaj dhimbjeje dhe zakonisht shfaqet mes moshës 40 dhe 60 vjeç.2 Llogaritet se 2-5% e popullsisë preket nga ky shqetësim3 .Pacientët përjetojnë ankesa progresive të dhimbjes dhe paaftësi të lëvizjes së shpatullës, duke kompromentuar aktivitetet e tjera të përditshme. Edhe pse sëmundja është kryesisht vetë-kufizuese, simptomat mund të zgjasin mesatarisht deri në 2-3 vjet.2 Një pjesë e konsiderueshme e pacientëve gjithashtu ankojnë për një kohë më të gjatë.2

Shpatulla e ngrirë është një diagnozë klinike dhe për këtë arsye përcaktohet në bazë të anamnezës dhe ekzaminimit fizik. Kursi klinik shpesh ndahet në 3 faza:

  • faze a ngrirjes (‘freezing phase’),
  • faza e ngrirë (‘frozen phase’) dhe
  • faza e shkrirjes (‘thawing phase’).4

Faza e parë, faza e ngrirjes, karakterizohet nga një inflamacion i dhimbshëm i kapsulës e shpatullës, ku pacientët përjetojnë shumë dhimbje si në pushim (dhimbje gjatë natës) ashtu edhe gjatë lëvizjes. Ky inflamacion shkakton fibrozë, duke shkaktuar një kufizim të rëndë të paaftësisë të lëvizjes së shpatullës (faza e ngrirë). Gjatë fazës së shkrirjes, kontraktura e nyjes së shpatullës lirohet ngadalë në shumicën e pacientëve, të cilët kanë rekuperim të plotë të funksionit të shpatullës.

Nga pacientët e prekur, 6 deri në 35%  e tyre shafqin shpatull të ngrirë në njërën anë, dhe gratë preken më shpesh sesa burrat.2,5 Për më tepër, shpatulla e ngrirë shoqërohet me sëmundje shoqëruese si ;patologji të tendinit të manshetave rrotulluese e shpatullës (‘rotator cuff’), diabet mellitus, hipo / hipertiroidizëm, sëmundje kardiovaskulare, trauma (ose pas operacioneve) në anën e prekur, sëmundje e Dupuytren dhe të tjera).6 Nga kjo listë e gjerë e sëmundjeve të shoqëruara, diabeti mellitus është veçanërisht i rëndësishëm, pasi incidenca e shpatullës së ngrirë në diabetikët raportohet të jetë 10% deri në 36%.7

Si trajtohet shpatulla e ngrirë?

Për shkak se fiziopatologjia është ende e panjohur, nuk ka një terapi specifike. Trajtimi i shpatullës së ngrirë përqendrohet kryesisht në edukimin e pacientit dhe menaxhimin e simptomave. Opsionet aktuale të trajtimit ndryshojnë midis barnave për lehtësimin e dhimbjes (paracetamol, barna anti-inflamatore oral (NSAIDs), opioidet, dhe kortikosteroide oral), fizioterapi, injeksion me kortikosteroide, hidrodilatacion: injeksion me klorur natriumi (NaCl) dhe lëvizjes nën anestezi, ku kapsula e shpatullës (që është e kontraktuar) shtrihet butësisisht në një mjedis të kontrolluar, duke lejuar lëvizje përtej pragjeve normale te dhimbjes..8,9,10

Secili prej këtyre trajtimeve duket se funksionon në periudhën afatshkurtër, pa ndonjë ndryshim në afatgjatë. 8,9,10 Kirurgjia mund të konsiderohet nëse pacientët vazhdojnë të kenë simptoma edhe pas terapisë konservatore afatgjatë. Hulumtimet aktuale tregojnë se pas kirurgjisë përmirësohen si lëvizja e shpatullave ashtu edhe dhimbja.8,9,10 Megjithatë nuk është e qartë nëse kjo ndërhyrje është efektive në kohë. Gjithashtu, nevojiten më shumë hulumtime mbi fiziopatologjinë e shpatullave të ngrira , për të zhvilluar terapi specifike.

Edukimi dhe menaxhimi i kohës së pritjes së pacientit është shumë i rëndësishëm pasi sëmundja mund të zgjasë dhe pacientët mund të përjetojnë stres, probleme gjumi dhe ankth.11

Referenca:

  1. van der Windt DA, Koes BW, de Jong BA, Bouter LM. Shoulder disorders in general practice: incidence, patient characteristics, and management. Ann Rheum Dis. 1995;54(12):959-964.
  2. Hand C, Clipsham K, Rees JL, Carr AJ. Long-term outcome of frozen shoulder. J Shoulder Elbow Surg. 2008;17(2):231-236.
  3. Bunker TD. Frozen shoulder: unravelling the enigma. Ann R Coll Surg Engl. 1997;79(3):210-213.
  4. Rangan A, Goodchild L, Gibson J, et al. Frozen Shoulder [published correction appears in Shoulder Elbow. 2016 Jul;8(3):215]. Shoulder Elbow. 2015;7(4):299-307.
  5. Dawson J, Shepperd S, Carr A. An overview of factors relevant to undertaking research and reviews on the effectiveness of treatment for frozen shoulder. Shoulder & Elbow. 2010;2(4):232-237.
  6. Zuckerman JD, Rokito A. Frozen shoulder: a consensus definition. J Shoulder Elbow Surg. 2011;20(2):322-325.
  7. Bunker TD, Anthony PP. The pathology of frozen shoulder. A Dupuytren-like disease. J Bone Joint Surg Br. 1995;77(5):677-683.
  8. Maund E, Craig D, Suekarran S, et al. Management of frozen shoulder: a systematic review and cost-effectiveness analysis. Health Technol Assess. 2012;16(11):1-264.
  9. Rangan A, Hanchard N, McDaid C. What is the most effective treatment for frozen shoulder? BMJ. 2016;354:i4162.
  10. Cho CH, Bae KC, Kim DH. Treatment Strategy for Frozen Shoulder. Clin Orthop Surg. 2019;11(3):249-257.
  11. Toprak M, Erden M. Sleep quality, pain, anxiety, depression and quality of life in patients with frozen shoulder1. J Back Musculoskelet Rehabil. 2019;32(2):287-291.