Nëse jeni ende duke konsideruar përfitimet apo kostot që ka vaksinimi, përtej të dhënave dhe raporteve teknike që tregojnë efektivitet të reduktuar të vaksinës ndaj variantit Delta, duhet kuptuar që në pespektivë të vaksinuarit kanë përfitime madhore në nivel popullate dhe individi, në krahasim me jo të vaksinuarit. Të dhënat e mëposhtme të publikuara nga Agjensia Evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve (ECDC) japin një panoramë të qartë të efektit të vaksinave në parandalimin e vdekjeve nga COVID-19. Sa më i lartë të jetë niveli vaksinimit aq më e ulët është shkalla e vdekjeve.
Për më shumë informacione: KLIKO