Omicron në shumë pak kohë ka fituar terren mes varianteve të tjerë, duke u bërë varianti dominant në shumë vende. Përhapja kaq e shpejtë e Omicron mendohej që mund të lidhej me ngarkesën e lartë virale që mund të transmetohej nga individë të infektuar, por nuk është kjo arsyeja.
Studime tregojnë se Omicron ka fituar dominancë edhe pse ngarkesa virale në individë të infektuar është e njejtë ose dhe më e ulët se për variantin Delta. Arsyeja e kësaj super transmetueshmërie duket të jetë shmangia e patrullës imunitare si në individë që janë të vaksinuar dhe në ata që kanë qënë të infektuar më parë.
Burimi: doi: https://doi.org/10.1038/d41586-022-00129-z