Publikohet studimi i fundit i provave klinike mbi efektet e suplementimit të dietës ushqimore me fibra tërshërë mbi treguesit e shёndetit kardiovaskular. Ky studim ёshtё botuar nё revistёn prestigjioze shkencore nё fushёn e ushqyerjes dhe metabolizmit, European Journal of Nutrition (Springer-Nature) ku bashkёpunёtori ynё Dr. Shk. Erand Llanaj ёshtё autor udhёheqёs i njё grupi ndёrkombёtar kёrkuesish nga mё shumё se 10 institucione kёrkimore.
Çfarë thotë ky studim?
Studimet epidemiologjike mё rigoroze (=provat e randomizuara tё kontrolluara) kanë sugjeruar se komponentё bioaktivё tё fibrave tё tёrshёrёs kanё njё ndikim tё dobishëm në nivelin e kolesterolit në gjak dhe tregues tё tjerë të rrezikut pёr sëmundje zemre. Efekti i tërshërës në uljen e kolesterolit ndёrmjetёsohet prej β-glukanit dhe komponentёve tё tjerё bioaktivё. Nё njё meta-analizё tё provave klinike nё njerёz, ёshtё provuar se :
- Ndёrfutja nё regjimin ushqimor të komponentёve bioaktivё tё fibrave tё tёrshёrёs dhe β-glukanit, pёrmirёsojnё profilin kardiometabolik tё personave me kolesterol tё lartё ose atyre tё shёndetshёm dhe ndihmojnё nё kontrollin e peshёs.
- Reduktimi i LDL kolesterolit dhe kolesterolit total ndodh pavarёsisht regjimit ushqimor tё personave tё pёrfshirё nё studim (nga mё shumё se 20 vende tё botёs) apo ushqimeve me tё cilat janё krahasuar ndёrhyrjet me suplementim.
- Ky informacion ёshtё vecanёrisht i vlefshёm nё njё kohё qё sёmundjet e zemrёs janё njё faktor rreziku i konfirmuar pёr ashpёrsi dhe vdekshmёri mё tё lartё nga COVID-19. Njё ushqyerje e shёndetshem ёshtё miku mё i mirё i imunitetit tuaj.
Mёnyra se si ёshtё realizuar studimi jepet nё figurёn mё poshtё. Kliko për të konsultuar studimin e plotë