Shpesh herë gjendemi përpara situatës kur kërkohet të kryejme matje të presionit të gjakut (‘tensionit’) në kushtet e shtëpisë. Përpara se të kryejmë këtë proces i cili në dukje është i thjeshtë, duhet të kemi parasysh disa këshilla në lidhje me momentin kur duhet të kryhet matja dhe mënyrën e saktë të realizimit.
Kur duhet bërë matja e presionit të gjakut?
- Para se të merrni mjekimet për presionin e gjakut.
- Të paktën dy orë pas ngrënies.
- Pas zbrasjes së fshikëzës dhe zorrëve.
- Një orë pas konsumit të kafes apo pirjes së duhanit.
- Tridhjetë minuta pas stërvitjes.
- Gjithmonë pasi të jeni qetësuar dhe të keni minimalisht 5 minuta pa folur.
Si duhet të kryhet matja e presionit të gjakut?
Si fillim duhet të jemi të ulur, me shpinë të mbështetur, të përveshim mëngët dhe të qetësojmë krahun në tavolinë. Mesi i rripit të aparatit duhet të jetë në lartësinë e zemrës. Shputat e këmbës duhet të pushojnë në dysheme dhe nuk duhet të kryqëzohen këmbët dhe as të flitet gjatë matjes. Suksese 🙂