Çfarë kuptimi ka për ne infektimi natyral?
- Nga infektimi natyral, ne mund të sëmuremi rëndë. Mund të zhvillojmë efekte afatgjata (COVID-19 i zgjatur). Mund të përhapim virusin.
- Infektimi natyral zhvillon një përgjigje imune të gjerë [1], pasi kemi të bëjmë me një infeksion aktiv, por cilësia e përgjigjes imune dhe lloji i imunitetit të krijuar do të varet nga faktorë të shumtë, të jashtëm dhe të brendshëm që shkojnë nga doza dhe ngarkesa virale e deri tek gjendja shëndetësore e personit të infektuar.
- Jetëgjatësia e mbrojtjes nuk njihet plotësisht.
- Ri-infektimi është i mundur, pori pazakontë. Duke qënën se përgjigja imunitare varion, ajo mund të mos jetë në gjendje të njohë variantet e reja të virusit.
Çfarë kuptimi ka për ne vaksinimi?
- Vaksinimi redukton mundësinë për të zhvilluar COVID-19 dhe format e rënda të tij.
- Nxit një përgjigje imunitare të kontrolluar dhe të sigurtë.
- Reduktoni shanset që virusi të përhapet.
- Vaksinat nuk shkaktojnë COVID-19.
- Përgjigja imunitare varion, por në shumicën e rasteve ajo është robuste.
- Imuniteti natyral përforcohet pas vaksinimit.
- Mbrojtja nga vaksinat ( Pfizer, Moderna dhe Astra Zeneca) është afatgjatë deri tani edhe pse kemi akoma shumë për të mësuar.
- Vaksinimi mbron dhe ndaj varianteve. Ato dhe mund të përshtaten që të përforcojnë imunitetin ndaj varianteve të reja.
Kliko këtu per te pare posterin në PDF. Përshtatur në shqip nga posteri i British Society for Immunology.