A mund të eliminojmë koronavirusin e ri nëse spërkasim të gjithë trupin me alkol apo klor?
Jo. Spërkatja e trupit me alkol apo klor nuk do të ‘vrasë’ viruset të cilat kanë hyrë tashmë në organizmin tuaj. Spërkatja e substancave të tilla mund të jetë e dëmshme për ju(dëmton mukozat në sy dhe gojë). Kini parasysh se alkoli dhe klori mund të jenë lëndë të dobishme për dezinfektimin e sipërfaqeve, por duhet të përdoren me kujdes sipas udhëzimeve përkatëse.
A e bllokon hyrjen e koronavirusit të ri në trup lyerja e tij me vaj susami?
Jo. Vaji i susamit nuk e eliminon koronavirusin e ri. Ekzistojnë dezinfektantë kimik të caktuar të cilët mund të eliminojnë koronavirusin e ri nga sipërfaqet fizike. Këto kimikate përfshijnë dezinfektuesit me bazë klori apo solventë, etanolin 75%, acidin paracetik dhe kloroformet. Megjithatë, ata kanë shumë pak ose aspak ndikim mbi virusin nëse i vendosni në lëkurë ose nën hundë. Këto kimikate mund të jenë të rrezikshëm nëse i vendsoni në kontakt me
lëkurën tuaj.
A e parandalon infeksionin e koronavirusit të ri lavazhi i hundës me ujë e kripë?
Jo. Nuk ekziston asnjë evidencë që lavazhi i hundës me ujë e kripë mbron nga infeksioni i koronavirusit të ri. Ajo që dihet është se lavazhi i hundës me ujë e kripë mund të ndihmojë njerëzit të përmirësojnë simptomat e të ftohtit të zakonshëm. megjithatë, lavazhi i hundës me ujë e kripë nuk parandalon infeksionet respiratore.
A janë tharëset e duarve efektive në luftimin e koronavirusit?
Jo. Tharëset e duarve nuk janë efektive në luftimin e koronavirusit të ri SARSCoV-2. Për të mbrojtur veten nga koronavirusi i ri, ju duhet të lani duart shpesh me ujë e sapun ose t’i fërkoni ato me lëngje me bazë alkoli. Në momentin që duart janë të pastra, atëherë duhet ti thani duke përdorur letra të thata të pastra apo tharëse me ajër të ngrohtë.
Sa efektiv janë skanerat termik për identifikimin e personave të infektuar me koronavirusin e ri?
Skanerat termikë janë efektiv në identifikimin e personave të cilët kanë ethe apo temperaturë të shtuar( më e lartë se normalja). Megjithatë ato nuk mund të identifikojnë individët e infektuar, por që ende nuk kanë shfaqur ethe apo temperaturë. Kjo ndodh për shkak se nevojitet një kohëzgjatje prej 2-10 ditë apo më shumë për individët e infektuar që të shfaqin shenja si temperaturë/ethe.
A mundet që sterilizimi me rreze ultravjollcë të vrasë koronavirusin e ri?
LLambat me rreze UV nuk rekomandohen të perdoren për sterilizimin e duarve apo pjesëve të tjera të lëkurës pasi rrezatimi UV mund të shkaktojë irritim apo dëmtim të lëkurës.
Për informacione të tjera vizitoni faqen zyrtare të OBSH www.who.int