Metanoli (MeOH) dhe etanoli (EtOH) janë përbërës integralë të jetës së njeriut dhe gjitarëve në tërësi1,2. Analiza të ndryshme laboratorike kanë konstatuar se gjaku ynë përmban sasi të vogla të metanolit (zakonisht 400-1000 herë më pak se doza toksike) dhe etanolit. Për më tepër, sasi të vogla të tyre janë gjetur gjatë frymënxjerrjes, në urinë, pështymë apo në qumështin e gjirit3,4.
Frutat dhe perimet janë burimi kryesor i metanolit në trupin tonë. Ai grumbullohet te frutat gjatë procesit të pjekjes si rezultat i aktivitetit pektinë-metil-esterazë (PME), ku midis të tjerash enzimat degraduese të murit qelizor luajnë një rol të rëndësishëm në pjekjen dhe zbutjen e frutave 5, 6. Lëngu i freskët i shrydhur prej agrumeve përmban mesatarisht 20-40 mg/l metanol, ndërkohë sasi më e vogël është gjetur në lëngjet e procesuara ose koncentratet e frutave.
Në disa studime është vënë re se konsumimi i perimeve gjethore (p.sh.: sallata) rezultoi në rritje të nivelit të metanolit në gjak me 30%. E njëjta gjë u vu re edhe në rastin e konsumit të frutave me nivel të ndryshëm pjekurie7. Kjo ndodh kryesisht për shkak të dimetilimit të pektinës (që ndodhet në perime apo edhe në murin qelizor të bimëve të ndryshme). Pektina është fibër e tretshme në ujë, rezistente ndaj hidrolizës së enzimave të traktit gastrointestinal dhe mund të fermentohet prej mikroflorës në zorrën e trashë. Ky fermentim rezulton në formimin e acideve yndyrore me zinxhir të shkurtër, të cilat përthithen dhe metabolizohen 8. Në dy studime u vu re se konsumi i 2 mollëve në ditë, rriti sasinë e bifidobakterit dhe laktobacilit të cilët janë të aftë të përdorin pektinën 9.
Përfitimet prej konsumit të ushqimeve me bazë bimore (të paktën 400gr/ditë [250 gr perime dhe 150 gr fruta]) janë të mirënjohura. Nga ana tjetër, de-esterifikimi i pektinës dhe formimi i metanolit shfaqen pas një ngrohje/nxehje të frutave apo perimeve në temp. 45-60ºC. Prandaj për këtë fakt duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i konsumojmë frutat dhe perimet sa më të gjalla të jetë e mundur. Rezutate klinike (por jo vetëm) kanë treguar se pektina e cila vjen kryesisht prej mollës ose agrumeve rekomandohet zakonisht për përmirësimin e tretjes ose përdoret si agjent profilaktik e terapeutik në sëmundje të ndryshme (si p.sh.: ateroskleroza, sëmundjet kardiovaskulare,uljen e proliferimit të qelizave kanceroze, etj.) 10, 11, 12, 13,14,15,16.
Lexo edhe:
Çfarë lidhje ekziston midis metanolit, bimëve dhe kafshëve?
Referenca
- Dorokhov YL, Komarova TV, Petrunia IV, Kosorukov VS, Zinovkin RA, ShindyapinaAV, Frolova OY, Gleba YY. Methanol may function as cross-kingdom signal. PLoS One7: e36122, 2012.
- Komarova TV, Petrunia IV, Shindyapina AV, Silachev DN, Sheshukova EV, KiryanovGI, Dorokhov YL. Endogenous methanol regulates mammalian gene activity. PLoS One9: e90239, 2014.
- Pellizzari E, Hartwell T, Harris BH III, Waddell R, Whitaker D, Erickson M. Purgeableorganic compounds in mother’s milk. Bull Environ Contam Toxicol28: 322–328, 1982.
- Leaf G, Zatman LJ. A study of the conditions under which methanol may exert a toxichazard in industry. Br J Ind Med9: 19–31, 1952.
- Payasi A, Mishra NN, Chaves ALS, Singh R. Biochemistry of fruit softening: an over-view. Physiol Mol Biol Plants15: 103–113, 2009.
- Prasanna V, Prabha TN, Tharanathan RN. Fruit ripening phenomena–an overview. Crit Rev Food Sci Nutr47: 1–19, 2007.
- Dorokhov YL, Komarova TV, Petrunia IV, Kosorukov VS, Zinovkin RA, ShindyapinaAV, Frolova OY, Gleba YY. Methanol may function as cross-kingdom signal. PLoS One7: e36122, 2012.
- Lindinger W, Taucher J, Jordan A, Hansel A, Vogel W. Endogenous production of methanol after the consumption of fruit. Alcohol Clin Exp Res21: 939–943, 1997.
- Kay RM. Dietary fiber. J Lipid Res23: 221–242, 1982.
- Shinohara K, Ohashi Y, Kawasumi K, Terada A, Fujisawa T. Effect of apple intake onfecal microbiota and metabolites in humans. Anaerobe16: 510–515, 2010.
- Brown L, Rosner B, Willett WW, Sacks FM. Cholesterol-lowering effects of dietaryfiber: a meta-analysis. Am J Clin Nutr69: 30–42, 1999.
- Brouns F, Theuwissen E, Adam A, Bell M, Berger A, Mensink RP. Cholesterol-lower-ing properties of different pectin types in mildly hyper-cholesterolemic men andwomen. Eur J Clin Nutr66: 591–599, 2012
- Bergman M, Djaldetti M, Salman H, Bessler H. Effect of citrus pectin on malignant cellproliferation. Biomed Pharmacother64: 44–47, 2010.
- Gunness P, Gidley MJ. Mechanisms underlying the cholesterol-lowering properties of soluble dietary fibre polysaccharides. Food Funct1: 149–155, 2010.
- Thorogood M. Vegetarianism, coronary disease risk factors and coronary heart dis-ease. Curr Opin Lipidol5: 17–21, 1994.
- Truswell AS. Meta-analysis of the cholesterol-lowering effects of dietary fiber. Am JClin Nutr70: 942–943, 1999.
- Umar S, Morris AP, Kourouma F, Sellin JH. Dietary pectin and calcium inhibit colonicproliferation in vivo by differing mechanisms. Cell Prolif36: 361–375, 2003.