Pijet alkoolike si burim ekspozimi i metanolit

pije alkoolike

Në artikullin e mëparshëm përmendëm se burimi kryesor i metanolit në trupin tonë vjen prej konsumit të frutave dhe perimeve. Këto të fundit, sipas evidencave të deritanishme, janë përdorur për të prodhuar pijet e para alkoolike artificiale në Kinë rreth 9-mijëvite më parë, e më pas u shfaqën edhe në kultura të ndryshme1Metanoli krijohet prej pektinës që gjendet në materialin bazë të prodhimit të pijeve alkoolike. Degradimi enzimatik i saj ndodh gjatë fermentimit pektinazave të cilat prodhohen prej bektereve, kërpudhave apo majasë2. Si pasojë, nivelet e metanolit mund të ndryshojnë në pijet alkoolike bazuar në llojin e materialit bazë për fermentim (p.sh.: fruta, perime, drithra, etj), metodën e fermentimit dhe distilimit dhe llojit të pijes alkoolike 2,3.

Ilustrim: Metanolit është gjetur në përqëndrimin 6-27 mg/l alkooli të pastër (ap) në birrë dhe 96-321 mg/l ap në verë. Në pijet e forta është gjetur përkatësisht në përqëndrimet 0-64 mg/l ap (vodka), 0-73 mg/l ap (rum), 21-67 mg/l (uiski), 128-388 mg/l pa (brendi)4. Gjithësesi, nivelet më të larta janë gjetur në pijet e forta (qofshin të ligjshme apo paligjshme) me bazë frutash5. Për shkak të toksicitetit të lartë që metanoli ka, limite përqëndrimi janë vendosur nga qeveritë e shumë shteteve të botës (Australia, Kanadaja, Kina, Zelanda e Re, Shtetet e Bashkuara të Amerikës)6. Në Europë (përkatësisht BE) këto limite janë të vendosura bazuar në llojin e materialit bazë të fermentuar (shih dokumentin përkatës për më shumë detaje).

Përgjithësisht përqëndrimi i metanolit në pijet alkoolike të ligjshme nuk i kalon limitet. E kundërta ndodh me pijet alkoolike të paligjshme (të paregjistruara) të cilat prodhohen në kushte jo të favorshme, duke ekspozuar kështu konsumuesit e tyre me nivele të larta të metanolit2,7, 8, 9, 10. Gjithsesi, për të pare nëse ka ndonjë risk prej konsumit të këtyre pijeve alkoolike nevojiten edhe më shumë informacione përveç përqëndrimit të tij (p.sh.: niveli në gjak i MeOH, doza reference, sasia ditore e pranueshme, maksimumi i tolerueshëm i MeOh në gjak, etj.). Artikujt në vijim do të sjellin rezultate në lidhje me risqet shëndetësore që konsumatorët (qofshin femra apo meshkuj) mund të kenë pas konsumit të pijeve alkoolike specifike.

 Referenca

  1. McGovern PE, Zhang J, Tang J, Zhang Z, Hall GR, Moreau RA, Nuñez A, Butrym ED,Richards MP, Wang CS, Cheng G, Zhao Z, Wang C. Fermented beverages of pre- andproto-historic China.Proc Natl Acad Sci USA101: 17593–17598, 2004.
  2. Ohimain, Elijah Ige. “Methanol contamination in traditionally fermented alcoholic beverages: the microbial dimension.” Springerplus 5.1 (2016): 1-10.
  3. Millan, C., J. C. Mauricio, and J. M. Ortega. “Alcohol and aldehyde dehydrogenase from Saccharomyces cerevisiae: specific activity and influence on the production of acetic acid, ethanol and higher alcohols in the first 48 h of fermentation of grape must.” Microbios 64.259 (1990): 93-101.
  4. Lachenmeier, D. W., and F. Musshoff. “Begleitstoffgehalte alkoholischer getränke.” Rechtsmedizin 14.6 (2004): 454-462.
  5. Blumenthal, Patrik, et al. “Methanol mitigation during manufacturing of fruit spirits with special consideration of novel coffee cherry spirits.” Molecules 26.9 (2021): 2585.
  6. Pang, Xiao-Na, et al. “A comprehensive review of spirit drink safety standards and regulations from an international perspective.” Journal of food protection 80.3 (2017): 431-442.
  7. Lachenmeier, Dirk W., et al. “Is contaminated unrecorded alcohol a health problem in the European Union? A review of existing and methodological outline for future studies.” Addiction 106 (2011): 20-30.
  8. Pál, László, et al. “Heavy metal contamination in recorded and unrecorded spirits. Should we worry?.” Regulatory Toxicology and Pharmacology 116 (2020): 104723.
  9. Tatarková, Mária, et al. “Lead contamination of fruit spirits intended for own consumption as a potential overlooked public health issue? A pilot study.” Central European journal of public health 27.2 (2019): 110-114.
  10. McKee, Martin, Roza Adany, and David A. Leon. “Illegally produced alcohol.” Bmj 344 (2012).