Pagjumësia: Një çrregullim që duhet trajtuar

pagjumesia

Pagjumësia është një shqetësim që ndeshet shumë shpesh. Vetëm në Itali rreth 9 milion individë vuajnë nga pagjumësia kronike, 45% e popullsisë vuan nga pagjumësia akute dhe kjo problematikë duket se ka një tendecë në rritje. Pagjumësia shoqëron dhe një numër të madh pacientësh të cilët kanë kaluar COVID-19 (këtu). Kohët e fundit ajo klasifikohet si një çrregullim më vete shoqëruar dhe me protokolle përkatëse trajtimi, duke tejkaluar kështu mendësinë se pagjumësia është thjesht një simptomë që shoqëron një tjetër problem mjekësor apo psikologjik.

Theksojmë se një pagjumësi akute, pra tranzitore, mund të kthehet në kronike për shkak të një spiraleje negative, e cila e kthen në një shqetësim mbizotërues kundrejt shkakut fillestar.

Me fjalë të tjeshta, po rritet vetëdijësimi se edhe kur pagjumësia shoqëron sëmundje apo shqetësime psikologjike si ankthi apo depresioni, ajo duhet trajtuar veçmas nga shkaktari i saj, i cili mund të jetë edhe më pak i rëndësishëm nga sa mund të mendohet.

Trajtimi më vete pengon që të biem në një spirale negative, e cila më pas na çon në një çrregullim kronik. Ky është një aspekt përcaktues i cili ndan një pagjumësi akute, e cila kalon brenda pak javëve edhe duke përdorur medikamente( të cilat merren vetëm me recetë) nga një pagjumësi kronike, e cila shoqërohet me vështirësi për më shumë se 2-3 muaj radhazi, e në disa raste sjell pasoja edhe gjatë ditës. Për rastin e individëve të cilët shfaqin pagjumësi kronike terapia konjitive-komportamentale është zgjidhja e duhur, e cila përcakton dhe eliminon ata faktorë që zgjasin pagjumësinë.

Për më shumë rreth trajtimit të pagjumësisë pa medikamente mund të kosultoni:

Trajtim i integruar për pagjumësinë. Një alternativë pa medikamente.