11 këshilla praktike për një lëkurë rinore

Dielli luan një rol madhor në plakjen e parakohshme të lëkurës tonë, por, përveç tij, ka edhe veprime ose mosveprime tonat që mund të na e plakin lëkurën para kohe.

Ja 11 këshilla që duhen ndjekur:

1. Mbroje lëkurën nga dielli çdo ditë.

Nëse po kalon një ditë në plazh apo je duke bërë aktivitete në natyrë, mbrojtja nga dielli është gjithmonë e nevojshme, madje e detyrueshme. Fytyrën mund ta mbroni duke qëndruar në vende me hije, duke u mbuluar me rroba ose duke përdorur kremëra mbrojtës nga dielli (me faktor spf 30 ose më të lartë dhe rezistente ndaj ujit). Kremin mbrojtës duhet ta aplikoni çdo ditë, në gjithë lëkurën e pambuluar nga rrobat.

2. Aplikoni produkte me efekt nxirjeje, më mirë se të nxiheni vetë nga dielli.

Sa herë që lëkura juaj nxihet, ju ndikoni në plakjen e saj në mënyrë të parakohshme. Kjo vlen për nxirjen nga dielli, solarët apo pajisje të tjera. Të gjitha gjenerojnë rreze të dëmshme UV që përshpejtojnë procesin e plakjes. 

3. Nëse përdorni duhanin, bëni mirë ta lini.

Duhanpirja e përshpejton shumë procesin e plakjes së lëkurës. Ajo shkakton rrudha, humbje të shkëlqimit dhe të ngjyrës natyrale të lëkurës.

4. Evitoni shprehjet e përsëritura të fytyrës.

Kur përdorni mimikën, ju kontraktoni muskujt që ndodhen nën lëkurë. Nëse vazhdimisht kontraktoni të njëjtit muskuj për shumë vite, linjat bëhen të përhershme. Mbajtja e syzeve ju ndihmon për të shmangur rrudhat që krijohen nga picërrimi i syve.

5. Përdorni një dietë ushqimore të shëndetshme e të mirëbalancuar.

Studimet kanë treguar se përdorimi i shumë frutave të freskëta dhe perimeve mund të ndihmojë në parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës.

6. Pini më pak alkool.

Alkooli është agresiv me lëkurën. Ai e dehidraton atë dhe ndonjëherë shkakton dëmtim të lëkurës. Kjo na bën të dukemi më të vjetër.

7. Bëni ushtrime fizike në disa ditë të javës.

Të dhëna të shumta kanë treguar se një aktivitet i moderuar fizik mund të përmirësojë qarkullimin dhe të stimulojë sistemin mbrojtës. Si rrjedhojë edhe lëkura do të marrë një pamje më rinore.

8. Lajeni lëkurën me butësi.

Nëse e fërkoni me forcë ju mund ta irritoni lëkurën. Irritimi i lëkurës përshpejton plakjen e saj. Fërkimi i lehtë ndihmon për heqjen e papastërtive, të makeup-it dhe të substancave të tjera pa e irrituar lëkurën.

9. Mos e lini djersën në fytyrën tuaj.

Djersitja e irriton lëkurën, prandaj është e këshillueshme ta lani sa më shpejt.

10. Përdorni çdo ditë krem zbutës për lëkurën.

Kremrat zbutës e mbajnë ujin në lëkurën tonë, duke i dhënë asaj një pamje më rinore.

11. Mos përdorni krem që ju shkaktojnë djegie ose të kruara.

Kur keni këtë ndjesi në lëkurë, do të thotë që lëkura është e irrituar. Irritimet e herëpashershme të lëkurës e bëjnë atë të duket më e plakur.