Hudhra është një ushqim i shëndetshëm me veti antimikrobiale. Megjithatë, nuk ekziston asnjë e dhënë nga epidemia aktuale se konsumi i hudhrës mbron njerëzit prej koronavirusit të ri.
Masat kryesore parandaluese janë :
- Qëndroni të informuar mbi ecurinë e përhapjes së epidemisë aktuale.
- Lajini duart shpesh me ujë me sapun për më shumë se 40 sekonda ose me solucion me bazë alkooli për 20 sekonda.
- Ruani largësi të paktën 1 metër me individët që teshtijnë , kolliten apo janë me temperaturë.
- Evitoni të prekni hundën, gojën dhe sytë me duar.
- Përdorni maskë mbrojtëse vetëm nëse dyshoni që mund të jeni prekur nga virusi dhe keni simptoma si kollë apo teshtima. Nëse nuk jeni infektuar, vendosni maskë vetëm nëse jeni duke u kujdesur për dikë që është infektuar apo dyshohet të jetë infektuar me koronavirusin e ri.
- Maskat janë efektive vetëm nëse përdoren në kombinim me higjienë personale (duke larë duart me sapun apo duke fërkuar me alkool).