Nëse nuk jeni të infektuar, ju keni nevojë për të vendosur maskë mbrojtëse vetëm nëse jeni duke u kujdesur për dikë që ëstë infektuar apo dyshohet të jetë infektuar me koronavirusin e ri. Vendoseni maskën vetëm nëse jeni duke u kollitur apo tështitur. maskat janë efektive vetëm nëse përdoren në kombinim me higjienën personale (duke larë duart me sapun apo duke fërkuar me alkol).
Nëse vendosni maskë atëherë ju duhet të dini si ta vendosni dhe si ta eliminoni
- Përpara se të vendsoni maskën, lani duart me ujë dhe sapun ose fërkojini me xhel duarsh me bazë alkoli.
- Mbuloni hundën dhe gojën me maskë dhe sigurohuni që nuk ka hapësira ndërmjet fytyrës dhe maskës.
- Shmangni prekjen e maskës gjatë kohës që jeni duke e përdorur në fytyrë: nëse e prekni, lani duart me ujë dhe sapun ose fërkojini me xhel duarsh me bazë alkoli.
- Zëvendësojeni maskën me një të re nëse lagështohet dhe mos e ri-përdorni më të njëjtën maskë një përdorimshme.
- Për ta hequr maskën: mos e prekni nga përpara por kapeni nga pas tek fija; hidheni atë në kosh të mbyllur; lani duart me ujë dhe sapun ose fërkojini me xhel duarsh me bazë alkoli.